Unioni është kundër negociatave të shpejta të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Date:

13:34:01                    2019-05-29

 

 

Unioni dëshiron të rrezistojë hapjen e shpejtë të negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. „Duhet pritur deri në tetor, derisa të sillet një vendim“, tha kryetari i Komitetit të Bundestagut për Europë, Gunther Krichbaum, për Agjencinë telegrafike gjermane, informon Shtegu.com. Me një votim nga 28 shtetet anëtare nga mesi i qershorit, me siguri nuk do të ketë „asgjë“.

Ministri shtetëror europian në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD), nga ana tjetër, kërkon një fillim të shpejtë të bisedimeve për pranim në BE. „Tani është në duart e BE-së për të ofruar“, shkruan Roth në një artikull për „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (e mërkurë). „Ne e kemi fjalën dhe duhet t`i mbajmë premtimet tona. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është bërë një „progres i dukshëm“.

Të mërkurën, Komisioni i BE synon të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet e Ballkanit. Komisioneri përgjegjës Johannes Hahn, Agjencisë telegrafike gjermane i kishte thënë se në prill ai priste një vendim pozitiv nga autoritetet e Brukselit pas zgjedhjeve europiane. Vendimi përfundimtar, megjithatë, varet nga vendet anëtare të BE-së dhe mund të sillet më 18 qershor, në një takim të ministrave europianë në Luksemburg.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu duhet të japë dritën jeshile – dhe kjo është e mundur vetëm nëse grupi parlamentar CDU/CSU nuk kalon. Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë.

Shtetet e BE-së, qershorin e kaluar tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave. Hahn kishte paralajmëruar që shtyrja dhe mosnjohja e progresit objektiv nga vendet kandidate, mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe rajonin si tërësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...