Turbulenca të mëdha të avionit në relacionin Prishtinë – Bazel, dhjetëra të lënduar

64 Lexime

00:07:34                  2019-06-17

 

Pas aterrimit të një avioni ALK që po vintre nga Prishtina, disa persona është dashur të dërgohen në spital.

Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport të Bazelit, ka konfirmuar mbilizimin e disa ambulancave dhe njësisë zjarrfikëse: „Sipas planit, në ora 20:07 një Boeing nga Prishtina me 121 pasagjerë në bord, ka aterruar në EuroAirport të Bazelit. Menjëherë pas aterrimit, Dhjetë persona me lëndime të lehta, janë dërguar nënjë spital të Bazelit.

Gjatë fluturimit, rreth 20 deri 25 minuta para aterrimit, janë shkaktuar turbulenca, me ç`rast janë lëdnuar disa persona, shkruajnë mediat zviocerane, përcjell Shtegu.com.

Se sa i ashpër ishte incidenti në ajër, në fakt mbetet e paqartë. Gaskell nuk mund të japë asnjë informatë mbi shkaqet e turbulencave të forta. Kjo tani duhet të qartësohet me linjën ajrore përgjegjëse, ALK Airlines.

Sipas një lexuesi të gazetës „20 Minuten“, anëtarë e familjes të së cilit ishin në avion, nga këto turbulenca kishin dalur nga vendi edhe karriget. Sipas deklaratave të tij, në avion ka pasur edhe udhëtarë me lëndime serioze. Një lexues tjetër, i cili edhe personalisht ishte në avion gjatë fluturimit, tregon se si një person a e ka lënduar kokën dhe ka pasur gjakderdhje.

Mobilizimi në aeroport ka zgjatur deri në orën 21.55.