Tragjedi e dyfishtë pak minuta pas dasmës

Date:

Një çift i ri nga Teksasi humbi tragjikisht jetën në aksident me makinë, vetëm pak minuta pas ceremonisë martesore. 19-vjeçari Harley Morgan dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçare Rhiannon Boudreaux, mbetën të vrarë në qytetin e Orange. Sipas CNN, ngjarja ndodhi sapo ata kishin dalë me makinë nga një parking dhe po futeshin në autostradë, kur u përplasën me një kamionçinë.

Dy të rinjtë po largoheshin nga gjykata, pasi ishin kurorëzuar në martesë. Pas tyre ndodhej nëna dhe motra e 19-vjeçarit, të cilat dëshmuan të gjithë përplasjen tragjike.

“Pashë djalin tim të vdiste“, tha nëna e Harley duke folur mediat amerikane. “Kam ende gjakun e djalit tim në trup, sepse po përpiqesha t’i shpëtoja. Është një imazh që do të më përndjekë për gjithë jetën. Nuk do ta harroj kurrë. Do ta shoh kamionçinën që goditi djalin tim çdo natë të jetës time, për çdo moment që do të jem në tokë”.

Nëna e 19-vjeçarit tregoi gjithashtu se i biri Harley dhe Rhiannon ishin dashuruar në gjimnaz dhe kishin qenë tejet të lumtur që do të nisnin një jetë të re së bashku. Ndonëse e zhvilluan ceremoninë në gjykatë, ata planifikonin një dasmë më 20 Dhjetor të këtij viti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...