Taravari: Le të fitojë Vetvendosja në Kosovë, le të dalë dielli për shqiptarët!
Nëse do të hiqnim një paralele në politikë, le të themi që gjëndja e popullit dhe insitucioneve shtetërore janë përgjigjia e analizave, dhe për fat të keq tonin e të fëmijëve tanë, ne kemi një sëmundje kancerogjene dhe ajo është KRIMKARCINOMA
Arben Taravari
Fatkeqsisht, kanceri është një nga diagnozat më agresive që kur vjen është i domosdoshëm për t’u luftuar sa më shpejt, ndryshe të merr jetën!
Mjekësia këshillon analiza sistematike për të qënë gjithnjë në kohë që të detektojmë ndonjë grup qelizash kancerogjene që më pas mund të shkatërrojnë gjithë trupin e individit!
Nëse do të hiqnim një paralele në politikë, le të themi që gjëndja e popullit dhe insitucioneve shtetërore janë përgjigjia e analizave, dhe për fat të keq tonin e të fëmijëve tanë, ne kemi një sëmundje kancerogjene dhe ajo është KRIMKARCINOMA.
Metastazat e saj janë agresive dhe po asgjësojnë jetë njerëzish duke mos kursyer as fëmijët. Lajmi i shkëlqyer është se ne e dimë si t’a shkatërrojmë këtë kancer dhe më mirë se kaq, ne mundemi t’a shkatërrojmë!
Për të shpëtuar veten dhe familjet tona duhet të bashkohemi të gjithë për të ndërhyrë në largimin e këtij Kanceri që gjendet në zyrat qeveritare!
Duke filluar nga Kosova e duke vazhduar në Maqedoni ka filluar aksioni, ka filluar Pranvera Shqiptare!
Në emër të saj bëj thirrje që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë të mbështesin në Kosovë VETVENDOSJEN!
Me fitoren e saj në Kosovë do të bëhet hapi më i madh drejt shpëtimit të familjeve tona, drejt shpëtimit nga kanceri pushtetar që po na kërcënon jetën!
Më pas punët do te jenë më të lehta për në Maqedoni dhe do të largojmë dhe ne metastazën nga qeveria!
Le të fitojë Vetvendosja në Kosovë, le të dalë Dielli për Shqiptarët!