Kolumnisti i rubrikës “Poller” të gazetës zvicerane «Der Bund», Markus Dütschler e ka mësuar se përse vozitësit shqiptarë janë aq të guximshëm dhe përse çiklistët e kanë shumë të vështirë.
Te zviceranët në Bern, vetura është më e toleruar se sa e dashur, dhe kjo akoma shprehet me edukatë. Në të vërtetë, sipas disa personave autoritativë, ajo më me dëshirë do të zhdukej plotësisht. Nëse kjo nuk është e mundur, së paku vozitësit e tyre duhet të shqetësohen vazhdimisht. Në një moment, ata do ta dorëzonin automjetin e tyre të përdorur në deponi për mbeturina metalike. Ndryshe është në Shqipëri. Atje, makinat janë rikthyer në jetë nga mbeturinat. Edhe veturat e dëmtuara rëndë marrin një jetë të dytë në një punëtori dhe vazhdojnë të ndjekin yllin e tyre. Kjo nënkupton fjalë për fjalë, sepse dendësia e Mercedesit është pak më e ulët në vendin e vogël të Ballkanit sesa në repartin e prodhimit në Sindelfingen afër Stuttgartit.
Për dekada të tëra, shqiptaren mbaheshin vazhdimisht larg timonit. Nën diktatorin afatgjatë komunist, Enver Hoxha (1908-1985), kishte vetëm disa vetura të Mercedesit në të cilin zyrtarët voziteshin nëpër Tiranë. Qytetari mesatar priste autobusë të zhurmshëm, ecte në këmbë, apo priste të hipte në ndonjë kamion. Fatkeqësisht, shqiptarët asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë medalje si një shoqëri 1000-vatëshe.
Po që se ndonjë vizitor i huaj vozit ndonjë veturë të marrë me qira, nëpër Shqipërisë malore, ai në të vërtetë përfiton ndjenjë se këtu mungon përvoja e vozitjes. Ose ata mund të arrijnë pas një abstenimi të gjatë. Për shembull, në «Tokën e Bijve të Shqiponjës», dikush i kalon linjat e sigurisë, madje edhe ato të dyfishta, madje edhe në një kthesë. Për fat të mirë, rezulton se nënjë rrugë regjionale mund të lëvizin tre automjete krah për krah njëri-tjetrit.
Në librin e udhëtimit të një botuese që ka një përshtypje mbi Shqipërinë, thuhet se „shqiptari“ gjithnjë ka të drejtë dhe është rezistent ndaj këshillave. Mendova se ishte një tezë e guximshme e përgjithshme. Por, gjatë një udhëtimi me taksi, më bindi se diçka mund të jetë e vërtetë në këtë supozim. Vozitësi më pyeti disa herë se si quhej hoteli. Ia tregova telefonin tim celular me funksionin Navi, por atij nuk I interesonte. Ai thirri zyrën qendrore për të kërkuar udhëzime. Pastaj e thirri hotelin me sugjerimin që recepsionistja të më spjegonte rrugën në gjuhën angleze, të cilën mandej do të duhesha t`ia përkthej në gjuhën italiane. Ai e hodhi sërsish poshtë preferimin tim për sistemin e navigimit: „Pfua, no problem!“.
Kur ai i pyeti kalimtarët për udhëzime nga dritarja, unë mendova se ishte një pikë e ulët e udhëtimit me taksi. Por, ajo u përkeqësua edhe më shumë: Duke bërë gjestikulacionin, ai i gjëmoi një burri, i cili na takoi duke drejtuar një biçikletë, një pamje mjaft e rrallë (biçiklisti, jo vozitësi që po mallkonte).
Në mbrëmje në televizion – si pothuajse çdo ditë – një film vendas bardh e zi, nga kohërat e komunizmit. Në të ishte një skenë në të cilën një vozitës taksie fillimisht i kërkon kalimtarëve udhëzime dhe më pas gjestikulon verbalisht një biçiklist. Tani e kuptova se ky nuk ishte një rast i izoluar, por një rrjedhje e trashëgimisë kulturore jomateriale sipas definicionit të Unesco.
Redaktori Markus Dütschler, pas rastit këshillon «Publibike» që të mos hapë një tjetër treg defiçitesh në Shqipëri.



