Sulmuesi Kemal Ademi falënderon tifozët kuq e zi (VIDEO)
12:11:08 2019-06-11
Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi (23 ans), do të largohet nga FC Neuchâtel Xamax. Këtë informatë e ka konfirmuar personalisht lojtari i gjatë 197 cm, në një mesazh lamtumirës në rrjetin Vimeo të menaxherit të tij, „frontgroup.ch“, njofton Shtegu.com.
Autori i gjashtë golave në 26 ndeshje, ai kishte ardhur gjatë verës së fundit nga ekipi i dytë i Hoffenheim-it në Gjermani.
Kemali ka qenë vendimtar disa herë gjatë kësaj pranvere. Lojtari me nr. 99 shënoi golin e tretë nga gjithsej katër që i shënoi ekipi gjatë barazhit të çmendur me FC Aarau. Në mesazhin e tij, mbi të gjitha ai falënderon tifozët „kuq e zi“. „Ka ardhur koha që unë të largohem dhe të kaloj në fazën tjetër të karrierës sime“, përfundon ai pa e specifikuar për cilën klub do të luaj.