Sulmohet nga tifozët serbë një shitës shqiptar në Zvicër

92 Lexime

21:12:16         2019-08-21

 

Sipas informatave më të reja nga terreni, një shitës i një ndërmarrjeje tregtare në qendër të Bernës  nga Maqedonia e Veriut, është ofenduar nga dhjetëra tifozë serbë. Ai është kërcënuar pasi tifozët kanë vërejtur se në bluzën e tij ishte shkruar emri i tij. “Gjatë kohës që po e përfundoja punën, midis orës 15:00 dhe 17:00, në afërsi të Parlamentit zviceran kanë qenë me mijëra tifozë. Pasi vërejtën se në bluzën time të punës shkruante emri dhe mbiemri në gjuhën shqipe, dhjetëra nga ta filluan të më ofendojnë e të më kërcënojnë me lloj lloj fjalësh e provokime”, ka deklaruar për Shtegu.com, shitësi në fjalë.

Fjalët me të cilët i janë drejtuar kanë qenë tepër provocative, të llojit sic janë: “A bre Hasane, odakle si iz Kosova? Pa pricaj nashe, ti razumesh. Idi kod Hasana, a bre pricaj sa njima na nashem jeziku. Hasane, a je mirë ?”, dhe lloj lloj provokimesh të tjera që në masë të madhe e kanë shqetësuar bashkatdhetarin tonë.

“Gjithë këtë presion psikologjik e tejkalova duke mos rënë në provokimin e tyre, pa u dhënë ndonjë shenjë se unë e kuptoj gjuhën e tyre. Me durim dhe buzëqeshje e menaxhova gjithë këtë situatë”, ka përfunduar Hasani.