Sukseset e shqiptares në biznesin amerikan

Date:

Orieta Kristo emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara në moshën 14 vjeçare, pa ditur pothuajse fare anglisht. Sot ajo është drejtuese ekzekutive e një kompanie të suksesshme sigurimesh që e themeloi para 5 vjetësh, “Horizon Insurance”.

Zonja Kristo është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Kristo foli për karrierën e saj, balancimin me jetën personale dhe përkushtimin ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në qytetin e saj dhe në shtetin e Masaçusetsit. Për Orieta Kriston, vendimi për të hapur një biznes të vetin nuk ishte i lehtë. Ajo kishte një karrierë të stabilizuar, në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve “Liberty Mutual”. Por, ajo thotë “Në qoftë se intuita më thotë që kjo është gjë e mirë, kjo është gjë e drejtë dhe që do ia dalësh mbanë, unë futem me kokë, le të themi. Zonja Kristo e themeloi kompaninë “Horizon Insurance” në vitin 2014. Sot ajo u shërben 3,500 klientëve në shtetin e Masaçusetsit, duke plotësuar nevojat e tyre për sigurime automjetesh, banesash, të jetës dhe të bizneseve të tyre. Kompania e saj ka siguruar afro 5 milionë dollarë në shitje. 60 për qind e klientelës së kompanisë vjen nga komuniteti shqiptar në zonën e Usterit dhe Bostonit në Masaçusets. “Këtë komunitet e kam pikë të dobët sepse kur unë erdha fillimisht me familjen time isha vetëm 14 vjeç dhe ka qenë shumë komunitet i vogël, kanë qenë 10 ose 15 familje të sapoardhura nga Shqipëria dhe nuk po flas për shqiptaro-amerikanët”, thotë ajo për valën e dytë të emigracionit të shqiptarëve që kanë ardhur në Uster, pas viteve ’90. Vala e parë ishte ajo e fillimit të shekullit të kaluar. Zonja Kristo ndihmon komunitetin shqiptaro-amerikan, me punë vullnetare, ose duke dhënë fonde për aktivitete të ndryshme jo vetëm në Uster, siç thotë Mark Kosmo, kryetar i Fondacionit “Global Albanians” në Boston.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...