Sukses i madh i klubit shqiptar AFC Rinia nga Singeni i Gjermanisë

150 Lexime

Vjeshtën e kaluar u formua klubi futbollistik shqiptar AFC Rinia nga Singeni. Por, kriza e koronavirusit ka ndikuar shumë në vazhdim

AFC Rinia e Singenit javën e kaluar edhe zyrtarisht u bë anëtare e Shoqatës së futbollit Südbadischer Fußballverband (SBFV), ka raportuar me krenari para disa ditësh Loni Gashi, njëri ndër iniciatorët e themelimit të saj. Shoqata do të udhëhiqet nga Egzon Imeri dhe Loni Gashi, ndërsa për financat do të përkujdeset Teresa Ibrahimi.

Jeton Spahija, do të mund të jetë një trajner i suksesshëm, pasi është një fytyrë e njohur në rajon. Fillimisht ai ishte pjesë e FC Magdeburg ku edhe banonte, ndërsa në rajon ishte aktiv edhe për FC Radolfzell, FC Singen dhe SV Worblingen. „Qëllimi ynë është integrimi i migrantëve shqiptarë. Pasi futbolli është shumë i popullarizuar, aty synohen suksese më të mira“, potencon Loni Gashi për „Wochenblatt“, informon Shtegu.com.

„Ndër të tjera, angazhohemi edhe për kultivimin dhe ruajtjen e traditave të kulturës tonë nga vendlindja. Një përzierje e integrimit dhe e ruajtjes së kulturës të paraardhësve tanë, duhet të jenë tiparet më të mëdha të shoqatës“, vazhdon Loni.

Edhe me Komunën Singen, negociatat kanë shkuar shumë mirë. Stërvitjet do të mund të mbahen në sallën Schlossberg – Singen Schlatt. Fillimisht ekipi do të startojë në Kreisliga C. Për këtë qëillim AFC Rinia i fton të interesuarti të bëhen pjesë e ekipit.