Studim interesant: Të huajt e rinj kryejnë më pak delikte sesa të rriturit
Një studim i botuar të martën nga Zyra Federale zvicerane e Statistikave, tregon se të rriturit e huaj përfaqësojnë 57.8 për qind të të gjithë të rriturve të dënuar në vitin 2019. Nga ana tjetër, të huajt e rinj, kanë kryer më pak vepra penale sesa mesatarja
Të huajt e rinj u dënuan më pak se mesatarja në vitin 2019, nga ana tjetër të rriturit me një të kaluar migrimi më shumë. Sipas origjinës, personat nga Afrika Jugperëndimore kryesojnë statistikat.
Dyzet për qind e veprave penale ndaj kodit penal kanë të bëjnë me të huaj të rinj, një normë nën mesataren, sipas shifrave të lëshuara të martën, nga Zyra Federale e Statistikave (OFS). Për Ligjin federal për trafikun rrugor, 29.3 për qind të veprave penale janë kryer nga të huaj të rinj dhe për ata që kanë të bëjnë me Ligjin për narkotikët, shkalla është 25.2 për qind.
Të rriturit e huaj statistikisht bëjnë më shumë delikte. Nga të gjithë të rriturit e dënuar në vitin 2019, të huajt përfaqësuan 57.8 për qind. Për Ligjin për narkotikët, të rriturit e huaj janë përgjegjës për 57.9 për qind të veprave penale dhe për Ligjin e trafikut 52 për qind.
Nacionalitetet më të prekura janë ato të vendeve të Afrikës Jugperëndimore, të cilat kanë shkallën më të lartë të barrës, me 30 për një mijë persona – do të thotë që nga 1000 persona nga këto vende, 30 kanë kryer një vepër penale. Personat nga vendet e Afrikës Perëndimore vijnë të dytët me një normë prej 21.7 për një mijë.
Ata ndiqen nga xhamajkasit (20.5), haitianët (19), emigrantët nga Republika Dominikane dhe Jemeni (17.7) dhe nga afrikanët e jugut (17.6). Afrikanët e veriut janë në vendin e tetë, nga vendi i tretë në sondazhin e fundit.
Niveli i barrës së emigrantëve nga ish Jugosllavia ka rënë në 7.6 për një mijë, 0.3 për një mijë më e ulët se një vit më parë, informon Shtegu.com.
Shtetasit britanikë dhe kanadezë (1.2), amerikanë (1.4), suedezë dhe holandezë (1.6) janë ndër më pak të përfaqësuarit. Njerëzit me kombësi indase kanë nivelin më të ulët të dënimit me 0.9 për një mijë. Zviceranët kanë një normë prej 2.6 për një mijë.
OFS paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara dhe specifikon që këto shifra nuk „provojnë ekzistencën e një lidhjeje shkakësore midis kombësisë dhe sjelljes së dënueshme“. Nivelet e pasurisë ose arsimimit janë faktorë që nuk janë marrë parasysh në studimin statistikor.
Për sa i përket krahasueshmërisë së rezultateve, OFS thekson se „për të krahasuar shifrat në lidhje me personat e dënuar sipas kombësisë, është e nevojshme të dihet numri i secilit grup dhe i shtetasve në Zvicër“.