Spanja votoi, Maqedonia e Veriut do të pres për në NATO

Date:

Partia Socialiste në pushtet i ka fituar zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë. Megjithatë, kjo parti ka dështuar të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Partia e së djathtës ekstreme, Vox, u ngjit në vendin e tretë, ndërsa partia “Qytetarët” pësoi humbje të rëndë. Këto rezultate lënë të kuptohet se Spanja mund të përballet përsëri me krizë politike, e cila mund të zgjidhet përmes negociatave të gjata për formimin e qeverisë në një skenë mjaft të përçarë, përcjell INA.
Kjo situatë do të ndikojë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja është vendi i fundit që duhet të ratifikojë në Kuvendin e saj Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Qeveria në Shkup gjatë fundjavës ishte optimiste se Kuvendi i ri spanjoll pas zgjedhjeve mund të mblidhet deri nga fillimi i janarit dhe të miratohet protokolli, megjithatë situate e komplikuar edhe më shumë mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, në rast se nuk arrihet kompromis për formimin e Qeverisë.
Duket se qytetarët spanjollë janë të zemëruar dhe të mërzitur nga kriza e vazhdueshme politike pasi pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 6 për qind më e ulët. Në prill kishin votuar 75.5 për qind e spanjollëve me të drejtë vote, ndërsa të dielën votuan 69.9 për qind e tyre.
Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i tanishëm tha se synon të formojë një qeveri përparimtare dhe kërkoi nga kundërshtarët politikë që të mos e pengojnë për arritjen e këtij qëllimi, shkruan “The Guardian”.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...