SKANDALOZE: Paraqitej si mjeke në Zvicër, zbulohet një mashtruese e radhës nga Kosova

116 Lexime

12:35:56               2019-05-16

 

 

Një mjeke e rreme shqiptare nga Kantoni Schaffhausen, i ka marr zviceranit Georg G. mbi 200,000 franga nga xhepi i tij. Ai nuk është viktima e vetme.

Me pallton e saj të bardhë dhe me një stetoskop rreth qafës, Imera I. (36) ka postuar foto në llogarinë e saj në Facebook. Një tjetër foto tregon zeshkanen e bukur me rrënjë kosovare para një dollapi me ilaçe. Në një foto tjetër, ajo paraqet me një dollap përplot me libra mjekësorë për kirurgji, anatomi, gjinekologji dhe shërbimit të emergjencës. Bile, edhe një portal lajmesh i kishte dedikuar gjithashtu një portret „Mjekes I.“.

Por Imera I. nuk është një mjeke e vërtetë. Përkundrazi, ajo thuhet se i ka mashtruar disa fqinj dhe të njohur duke u paraqitur si një mjeke që ka nevojë për para.
Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G., të cilit Imera ia ka marr 212,000 franga. Në mars 2019, ai paraqiti një ankesë kundër Imera I. në policinë e Schaffhausenit për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh. Policia nuk e ka komenton rastin për shkaqe taktiko-hetuese. Për Imera I. aplikohet prezumimi i pafajësisë.

Gjithçka filloi në dhjetor 2017. Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G. kishin një marrëdhënie fqinjësore me Imera I. „Ne shpeshkemi bërë zgarrë së bashku“, thotë G. Në një mëngjes, Imera i kishte rënë ziles. „Sapo u ulëm me bashkëshorten për mënjges, ajo kërkoi urgjentisht 40.000 franga“, thotë G. Ajo u kishte thënë se po menaxhonte me një ordinancë në Kantonin e Cyrihut, së bashku me mjekun Klaus M. dhe nuk po mund t`i paguante më barnat. „Ajo tha se do t`i humbiste pacientët e saj nëse nuk do të gjente para“, thotë G.

Të nesërmen, çifti vendosi t`i ndihmonte të afërmes së tyre. „Imera kërkoi para të gatshme, të cilat i pagova me 40.000 euro“, pohon Georg G. për „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera nuk do ta shlyente borxhin e tyre brenda një kohe të shkurtër. „Ajo ishte një mjeke, është parë shpesh me çantë të mjekut dhe ajo mburrej se gjatë një muaji fitonte rreth 30.000 franga. Prandaj, borxhin do ta kthente deri në fund të marsit, thotë George G.

 

 

Kontratat e blerjes: Imera I. pretendonte se e kishte shitur një pronë të trashëguar me vlerë prej 2.8 milionë frangash. Ia kishte shitur një farë Herbert Stocker, drejtori i pretenduar i Bankës Raiffeisen, njofton më tej Shtegu.com. Por, zyra tatimore po ia mbante peng të hollat, pasi bashkëshorti i saj kishte borxhe të papaguara në shumën prej 180,000 franga. Por, kontrata e blerjes doli të jetë e rreme: Raiffeisen nuk e ka njohur Herbert Stocker. Përveç kësaj, ajo kishte paraqitur edhe një dokument të dyshuar për blerjen e një prone në Kosovë me vlerë prej 250,000 eurosh. Sipas kryebashkiakut të Prishtinës, gjithashtu bëhet fjalë për një falsifikim.

Diplomimi: Një dokument i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Cyrihut tregon se Imera I. u emërua mjeke. Por, edhe Universiteti i Cyrihut konfirmon se diploma është e falsifikuar.

Kontrata e punësimit, skemat e pagave, orari i zhvendosjes: Një kontratë e rreme e punës midis Imerës I. dhe e spitalit në Schaffhausen, gjithashtu ka qenë e falsifikuar. Ajo ka falsifikuar edhe disa paga të rreme, sipas të cilave Imera ka fituar 14’701.70 franga në muaj. por, spitali nuk është pronocuar për rastin.
Georg G. është duke i pritur edhe sot e kësaj dite paratë e tij. Në vend që të shlyente një shumë, mjekja e rreme i kërkoi edhe më tepër të holla me pretekstin se kolegu i saj, Klaus M., me të cilin ajo zhvillonte një praktikë, nuk mund t`ia paguante më pagën. Gjithashtu, ajo i kishte thënë se vazhdimisht ishte e kërcënuar nga kosovarët, për shkak të borxheve të ish bashkëshortit të saj që i kishte shpenzuar në lojëra të fatit. „Ajo më tha se këta persona do ta sulmonin vajzën dhe familjen e saj, po që se nuk e kthejnë borxhin“, rrëfen G. Imera gjithashtu ishte ankuar se një noter në Kosovë ia kishte keqpërdorur të hollat nga shitja e shtëpisë.
Për muaj të tërë, kosovarja e ksihte bombarduar Georg G. me mesazhe telefonike, në të cilat ajo i kërkonte dëshpërimisht kredi të mëtejshme.

 

 

Një herë ia kërkoi 500, pastaj 8000 franga, por edhe shuma pesë-shifrore. Georg G. gjithnjë ia dorëzonte të hollat, ndonjëherë edhe në kutinë postare.

Deri në fund të vitit 2018, Imera i kishte marr edhe 49 mijë franga, që borxhi të arrinte në 170,000 franga.

Imera ishte përpjekur që me sharmin e saj ta bëj për vete zvioceranin dhe e kërcënoi se do ta bënte publike kinse marrëdhënien me te. Më në fund, George e denoncon në polici më 8 mars, përcjell Shtegu.com.

Mjekja e dyshuar thuhet se ka mashtruar edhe të paktën pesë persona të tjerë, duke përfshirë edhe pacientët, me shuma të mëdha parash. Ata kanë konfirmuar për „20 Minuten“ se Imera kishte borxhe tek ta. Por, nuk kanë dashur të japin detaje të mëtejshme.

Dyshohet se e ka mashtruar edhe ish të dashurin e saj Arian K. Në vitin 2015, ai u takua me Imera I. përderisa po punonte në një qendër azili, duke i thënë se ishte mjeke. „Të gjithë ishim idiotë, të verbër në të dy sytë“.