Skandal në Sllupçan: Në vend të shiritit, politikanët shqiptarë prejnë metrin?!
11:13:58 2019-06-08
Në fshatin Sllupçan të Kumanovës, të premten është paralajmëruar fillimi i punëve për ndërtimin e rrugës lokale prej te xhamia e epërme e fshatit deri tek varrezat e fshatit. Poashtu është paralajmëruar edhe rregullumi i rrugës lokale prej te barnatorja e fshatit, në drejtim të çerdhes.
Ështe paralajmëruar edhe shtruarja e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të mbetura me pllaka të betonit, nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ”Bashkë për komunën që duam” , ku materialin e nevojshëm e siguron komuna, ndërsa banorët e lagjeve punën e dorës.
Në konsultim me këshillin organizativ të fshatit, u dakordua që nga dt. 20.06.2019 të fillohet me rregullimin e trotuarit nga vendi i ashtuquajtur ”bunari i Bejës” në të dy anët e rrugës kryesore, ku komuna ua siguron materialin e nevojshëm, ndërsa banorët, punën e dorës. (Lajmpress)