Një tërmet me fuqi prej 6.4 ballësh, mëngjesin e së martës ka tronditur shtetin buzë Adriatikut. Deri më tani, 21 persona e kanë humbur jetën (v.j.), disa janë të ngujuar ende nën rrënoja. Punonjësja shqiptare e Helvetas, Edlira Muedini në një intervistë për «Watson» ka treguar se si po e përballon situatën popullata.
Zonja Muedini, si jeni?
Edlira Muedini: Për fat të mirë, jam mirë. Unë jetoj në Tiranë, ku efektet e tërmetit nuk ishin aq të forta sa në rajonin e Durrësit, ku ishte vendosur epiqendra.
Si e përjetuat momentin e tërmetit të parë?
U shtriva në shtratin tim dhe fjeta, deri kur u zgjova rreth orës 4 të mëngjesit. Dridhjet shumë të forta dhe zhurma e madhe e shkaktuar nga mobiljet e hedhura në mure. Unë menjëherë u hodha nga shtrati dhe instiktivisht kuptova se çfarë po ndodhte. Pas kësaj, unë kërkova strehim nën tryezën time të ushqimit. Në orët e para të mëngjesit, kontaktova familjen, miqtë dhe bashkëpuntorët për të parë nëse të gjithë ishin në rregull.
Dhe a janë të gjithë mirë?
Po, për fat të mirë. Në Helvetas kemi një grup WhatsApp dhe në raste të tilla kemi edhe rregulla që të raportojmë se jemi mirë. Në fillim, tre punonjës nuk kanë kontaktuar me njëri-tjetrin. Sigurisht, në një situatë kaq konfuze dhe shqetësuese, mund të ndodhë që njeriu të mos mendojë së pari për udhëzimet e sjelljes së punëdhënësit, por të kujdeset për fëmijët e tij. Më vonë arritëm të kontaktonim me ta. Ky ishte një lehtësim i madh.
Si është gjendja shpirtërore një ditë pas tërmetit të madh?
Sigurisht që ka ende shumë shqetësime. Për këtë kanë ndikuar edhe dridhjet e mëpasme. Shumë njerëz e kanë kaluar ditën jashtë, për shembull nëpër parqe. Njerëzit i ndjekin lajmet para TV dhe nëpër smartphone. Sigurisht, fati i njerëzve që janë ngujuar ende nën rrënoja është shqetësimi më i madh. Shpresojmë që sa më shumë që të jetë e mundur prej tyre, të mund të nxjerren të gjallë dhe me mendime janë me të afërmit e tyre.
Çfarë mund të bëjë popullata përveç ndjekjes së lajmeve dhe të mendojnë për njerëzit e prekur?
Njerëzit këtu janë shumë solidarë dhe përpiqen të ndihmojnë ata që janë prekur aty ku munden. Ne shqiptarët jemi shumë solidarë. Të gjithë ata që mund të kontribuojnë, kontribuojnë diçka. Dhe simpatia dhe gatishmëria nga e gjithë bota ndihmojnë jashtëzakonisht shumë. Autoritetet lokale, si dhe OJQ-të dhe individët privatë, tashmë po ofrojnë ndihmë për strehim dhe ura financiare për njerëzit e prekur nga tërmeti.
Me çfarë sfidash do të përballet vendi në ditët dhe javët në vijim?
Së pari, shpëtimi i të ngujuarve është në plan të parë dhe ndihma e shpejtë për ata që humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit ose vendet e punës të të cilëve u shkatërruan. Atëherë do të bëhet fjalë për rindërtimin. Për të filluar, ende nuk ka të dhëna për numrin e ndërtesave të shkatërruara. Rindërtimi është përgjegjësi e qeverisë, me mbështetjen e OJQ-ve dhe komunitetit ndërkombëtar. (Shtegu.com)
Edlira Muedini (49) është menaxhere e projektit në RisiAlbania. Projekti, i drejtuar nga OJQ Helvetas dhe i financuar nga Agjensia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC), e cila lufton papunësinë e të rinjve në Shqipëri.

