Shuhet komiku Brendan Grace, para dhjetë ditësh ia kishin zbuluar kancerin e mushkërive

94 Lexime

Aktori irlandez, komiku dhe këngëtari Brendan Grace, ka vdekur të enjten në moshën 69-vjeçare pasi që vetëm para dhjetë ditësh ia kishin diagnostikuar kancerin e mushkërive, shkruan BBC.

Grace kishte jetuar prej vitesh në Amerikë, por ishte kthyer në fillim të qershorit në Dublin. Atëherë ai pati një ndezje të mushkërive, dhe më pas mjekët ia diagnostikuan kancerin.

Ai kishte luajtur në serialin kult britanik “Father Ted”, ndërsa ishte paraqitur edhe në filmat si “The Gift”, “Backyard Ashes” dhe “Moondance”. Ishte më i njohur për karrierën komike, shkruan KOHA Ditore.

“Si komik, Brendan ishte spontan dhe kishte ndjenjën për kohën. Dukej qartë që shijonte ndërveprimin me publikun”, tha kryetari i Irlandës, Michael D. Higgins (78).

Menaxheri i i tij Tom Kelly e përshkroi si një prej argëtuesve mët ë mirë të kësaj epoke.

“Çdo mbrëmje kishte performancë dhe gjithmonë fitonte duartrokitje të mëdha. Me krenari mund të shikojmë punën e tij nëpër vite. Ishte një njeri i vërtetë familjar, ndëras adhuruesit anembanë botës e adhuronin”, tha Tom i cili kishte bashkëpunuar me Brendan për 27 vjet.