Larry King vdiq në moshën 87-vjeçare. Drejtuesi i programit talk shoë është dashur të shtrohej në spital rreth tre javë më parë, për shkak të një infeksioni në koronavirus.
87-vjeçari, ishte fytyrë historike e CNN. Asnjë nga fëmijët të tij nuk ka mundur ta vizitojë për shkak të rregullave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.
Prej 25 vitesh, King është kthyer në një ikonë të CNN. Viti që kaloi ishte tragjik për Larry King, pasi ai humbi dy fëmijë, informon Shtegu.com.
Djali 65-vjeçar i gazetarit, Andy, vdiq papritur më 28 korrik nga ajo që familja e tij besonte të ishte një sulm në zemër.
Më vonë ndërroi jetë edhe vajza e tij, Chaia, 52-vjeçare, e cila vdiq më 19 gusht pas një beteje me kancerin e mushkërive.

