Tetë të rinj janë gjetur të vdekur në një vilë në Tribistovo afër Posushjes në Bosnjë, në rrugën midis Posushje dhe Blidinje, në zonën e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore (ZHK), konfirmoi Prokuroria e ZHK për „Avaz“, transmeton Shtegu.com.
Faqja në Facebook e kryetarit të Posushjes ka konfirmuar se mbrëmë janë shuar tetë jetë të reja.
Tetë qirinj në shenjë të tetë jetëve të humbura
„Familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të sinqerta“, tha kryetari Ante Begiq.
Sipas informacionit të parë jozyrtar, fillimisht flitej për nëntë viktima. Por tani është konstatuar se katër djem dhe katër vajza u vranë nga asfiksia me gaz.
Policia e pranoi alarmin në ora 22:00. „Zyrtarët e policisë janë në terren, ata po bëjnë veprime të dukshme në vendin e ngjarjes, pas kësaj ne do të kemi më shumë informata“, tha Martina Mediq, zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme ZHK.
Tashmë janë bërë të njohur edhe emrat e viktimave, ndërsa në mesin e tyre është edhe një vajzë nga Zvicra.


