Shteti zviceran e harron Dardan Gashin nga Gjeneva
Të punësuarit me punë të përkohshme dhe të huajt në Zvicër, janë më të goditurit: Ndihma urgjente gjatë krizës së koronavirusit nuk po arrin tek ata. Disa prej tyre kanë filluar një peticion.
Në kulmin e krizës së koronavirusit, ministri zviceran i Ekonomisë Guy Parmelin (60) premtoi: „Ndihma do të vijë“. Dhe me të vërtetë, Këshilli Federal zviceran shpejt siguroi 60 miliardë franga zvicerane për të mbështetur ekonominë e vendit. Tani „Blick“ ka konstatuar se ndihma shpesh nuk merret fare, informon Shtegu.com.
Goditja më e rëndë janë ata me statusin më të ulët, me punë të përkohshme dhe të huaj. Ata shpesh janë pushuar nga puna, përpara se Këshilli Federal të merrte masa. Edhe më keq: Masat e urgjencës nuk ndryshuan asgjë. Vala e pushimeve nga puna po vazhdon.
Për gjashtë muaj, shqiptari Dardan Gashi *(48) ka punuar në një hotel me pesë yje në Gjenevë. Pastaj ekspozita e automjeteve u anulua dhe Gashi u pushua nga puna.
Dhjetë ditë më vonë, në 20 Mars, Këshilli Federal bëri të mundur punën me orar të shkurtër për ata që kanë punë të përkohshme. „Zyrës sime që më huazoi, unë i kërkova që të anulonte njoftimin dhe në vend të kësaj të më angazhonte në ndonj punë me orar të shkurtër, por pa ndonjë dobi“. Dardani nuk është i vetmi që kishte një fat të tillë: 700 punëtorë me punë të përkohshme në rajonin e Gjenevës, humbën punën për shkak të anulimit të autosallonit. Tani vetëm katër nga ta marrin kompensim pagash të punës me orar të shkurtër.
* emër i ndryshuar