Shtetasi xheloz maqedonas i thyen kafkën 59-vjeçarit
18:13:24 2017-11-27
Pasditen e së shtunës, në rrugën „Krieterstrasse“ në Hamburg-Wilhelmsburg, ka ndodhur një tentativë vrasje në të cilën ka pësuar një person 59-vjeçar.
59-vjeçari ka shkuar të kërkojë në vendin e punës ish partneren e vet 41-vjeçare, ndërsa atje takohet me dashnorin e tanishëm të saj, një shtetas 34-vjeçar maqedonas. Ky i fundit e ka sulmuar 59-vjeçarin pa ndonjë paralajmërim, duke u shkaktuar përleshje midis tyre. Gjatë zënkës, burri 59-vjeçar është rrëzuar përtokë, ndërsa shtetasi maqedonas e ka goditur edhe mëtutje në kokë, ndërsa më pas është arratisur, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.
Përpos lëndimeve të tjera, 59-vjeçari ka pësuar edhe thyerje të kafkës. Me ndihmën e një ambulance ai është dërguar urgjentisht në spital, ndërsa jeta e tij është në rrezik.
Hetimet e menjëhershme nuk kanë sjellë ndonjë rezultat për të arrestuar 34-vjeçarin. Por, komisioni gjerman për krime të rënda ka arritur ta hetojë vendqëndrimin e shtetasit maqedonas dhe më 26 nëntor, rreth orës 16.50 e ka arrestuar në rrugën „Anzengruberstrasse“ në Hamburg-Wilstorf. Hetimet janë duke vazhduar deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Shtegu.com)