Shtetasi nga Taxhikistani përgatiste sulme terroriste në Gjermani dhe Shqipëri

Date:

Një terrorist i dyshuar i SHI nga Wuppertali në Gjermani, e ka pranuar pjesërisht veprën në gjykatë. Të hënën 30-vjeçari pranoi në procesin në Gjykatën e lartë rajonale të Dyseldorfit se kishte pranuar urdhrin për të vrarë një biznesmen shqiptar

Atij i kishin thënë se ai ishte „një jobesimtar i ndyrë“ që kishte bërë gjëra të këqija.

Megjithatë, kur e shikoi shqiptarin në sy, ai u tërhoq nga vrasja e tij.

Këtë rast, prokuroria e paraqet ndryshe: Gjatë këtij rast, vrasësi i dyshuar me pagesë nuk ka mundur ta identifikonte qartë viktimën dhe e kurseu ata për të mos vrarë ndonjë person të gabuar.

I pandehuri gjithashtu pranoi se kishte formuar një grup me të dyshuar të tjerë. Sidoqoftë, nuk ishte një qelizë terroriste e SHI, siç e akuzon prokurori federal. Ata donin të ndihmonin „myslimanët në nevojë“ me donacione.

Megjithatë, ai e dinte që personi me të cilin po fliste në shërbimin e mesazheve ishte një terrorist i SHI. Ai aty mund të shihej me një kallashnikov dhe një flamur të SHI, informon Shtegu.com.

Kryetari i trupit gjykues pyeti se ku ka mundur në këtë mesazh t`i shihte gratë dhe fëmijët në nevojë, për të cilët pretendohej se ishte i shqetësuar. I pandehuri u përgjigj në mënyrë evazive.

Shtetasi i Taxhikistanit dyshohet se kishte planifikuar vrasje dhe sulme terroriste në Gjermani dhe Shqipëri me një qelizë terroriste të bashkatdhetarëve taxhikë. Procesi në repartin e sigurisë së lartë të Gjykatës së Lartë Rajonale të Dyseldorf do të vazhdojë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...