Shtetasi kosovar kontrabandon 19 motoçikleta përtej kufirit zviceran

Date:

Gjatë një kontrolli në Tiçino, zyrtarët e Zyrës Federale zvicerane për Doganat dhe Sigurinë Kufitare ndaluan një furgon me 19 skuterë. Automjetet nuk ishin doganuar siç duhet. Me këtë rast është arrestuar një shtetas kosovar

 

Një shofer furgoni donte të kontrabandonte 19 motoçikleta nga Tiëino në Itali. Këtë e bëri të ditur të premten Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare. Motoçikletat ishin të pajisura me targa zvicerane. Pas restaurimit, ato ishin menduar për rishitje në tokën zvicerane.

 

Javën e kaluar, një arrestim u bë në autostradën me drejtim verior në Tiçino, në një zonë pushimi midis Riva San Vitale dhe Capolago, thuhet më tej në komunikatë, transmeton portali Shtegu.

 

Mallrat tashmë ishin refuzuar në pikën kufitare Pizzamiglio në të njëjtën ditë sepse konsideroheshin mallra komerciale. Mirëpo, shoferi, një shtetas kosovar 43-vjeçar, nuk kishte respektuar udhëzimet e policëve dhe kishte hyrë sërish në Zvicër. Ai është urdhëruar të paguajë disa mijëra franga gjobë dhe të deklarojë siç duhet mallin, thuhet në përfundim.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...