Një shitës i një xhipi i tha një klientit të ardhshëm se automjetin e tij nuk ua shet shtetasve jugosllavë. Blerësi eventual ishte shqiptar.
Miku i tij tridhjetëvjeçar ka dashur të blejë një veturë, ka informuar “20 Minuten” shqiptari me inicialet L.B. (26). Në një portal për shpallje të vogla, ai hasi në një automjet Jeep Grand Cherokee për një çmim të volitshëm. Përmes Whatsapp, ai kontaktoi shitësin e automjetit përmes numrit celular të dhënë në platformë, informon Shtegu.com.
Meqenëse makina ishte treguar tashmë si e rezervuar në titullin e reklamës, shoku i L. B. e pyeti deri kur makina ishte e rezervuar. Shitësi e informoi atë për periudhën e rezervimit dhe gjithashtu shtoi: „Automjetin unë ua shes vetëm zviceranëve, ju lutem që të mos paraqiten jugosllavë“.
Shoku I tij ishte irrituar, raporton L. B. Me një sarkazëm të dukshme, ai i është përgjigjur shitësit: „Shumë mirë. Unë nuk jam jugosllav, unë jam shqiptar“. Pronari i Jeep atëherë thjesht shkroi përsëri:“Nuk shitet“, me ç’rast miku i L. B. i dha fund dialogut me një „Mirë“.
Shoku i tij ishte lënduar shumë, sipas L. B .: „Ai as nuk më njeh mua“, ishte reagimi i tij i parë. Ishte hera e parë që ai kishte marrë një mesazh kaq ekstrem. Miku i tij nuk ishte jamëruar më te shitësi: „E di tani që nuk kam asnjë gjasë ta blej veturën”, tha ai. L. B. thotë: „Është shumë e dëmshme që dikush të thotë gjera të tilla, asnjëherë nuk duhet vepruar kështu“.
Përmes gazetës “20 Minuten”, shitësi thotë se problemi është se ai vazhdimisht merr oferta nga njerëz që duan të eksportojnë makina në Ballkan. „Dhe këta zakonisht duan ta zbresin çmimin e blerjes“. Për shembull, në një gjuhë “të shëmtuar gjermane” ata duan të blejnë nga ai një makinë për 100 frangaj, edhe pse çmimi real është më i lartë.
Sipas shitësit, termi „Jugo“ është një emër i zakonshëm për eksportuesit e makinave në rajonin e tij midis shitësve të makinave. „Nëse keni drejtuar një makinë të re dhe doni ta shisni, thuhet, ia jepni një 
Mein Freund (Albaner) wollte ein Auto kaufen und hat an einem Schweizer ganz normal eine Nachricht geschickt. Sowas kam zurück. Wir waren geschockt. Warum nur?

