Shqiptari stërngarkon veturën me gjësende shtëpiake

Date:

18:25:43                2016-11-17

 

 

 

 

 

 

Një shqiptar 52-vjeçar nga Zvicra, ka dashur ta dërgojë pasurinë e vet në Maqedoni. Por, fati nuk e shoqëroi shumë kohë.

 

 

 

 

Policisë zvicerane i kishte rënë në sy një veturë e llojit „Ford“, mbrëmjen e së mërkurës në autostradën A4 në Schwyz, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Që në shikim të parë ka qenë e qartë se vetura në fjalë ka qenë e ngarkuar më tepër se sa është e lejuar. Brendësia e saj ka qenë e stërmubushur me gjësende, por edhe bagazhi mbi veturë është stërmubushur me pajisje amvisërie.

 

 

 
Peshorja i ka vërtetuar dyshimet e policisë, pasi vetura ka qenë e ngarkuar për 700 kg më tepër se limiti.

 

 

 

Vozitësi është shqiptar 52-vjeçar nga Maqedonia me vendbanim në Zvicër. „Sa i përket ngarkesës, bëhet fjalë për gjësende të amvisërisë, të cilat ai ka dashur t`i dërgojë në vendlindje“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë David Mynall për „blick“.

 

 

 

Por, stacioni fundit i shqiptarit ka qenë Zvicra. Atij nuk i është lejuar të vazhdojë më tej, ndërsa është dashur të deponojë një shumë të caktuar të hollash për gjobë. Shqiptari nga Maqedonia do të duhet të përgjigjet para Prokurorisë shtetërore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...