Kur shqiptari Agron Zejnullahu në mes të natës u afrua në një aksident flagrant në Grenchen, ai reagoi menjëherë pa humbur kohë. Me shumë guxim ai e shpëtoi vozitësin e aksidentit nga gjendja e tij e vështirë
Të mërkurën në mbrëmje, Agron Zejnullahu e kishte përfunduar punën pak para mesnatës dhe po shkonte për në shtëpi. Në daljen e autostradës në Grenchen, ai u trondit: “Për shkak të motit të keq dhe sepse gjithçka ishte aq e errët, vetëm në shikim të dytë e vura re rrënojën. Tronditja ishte gjithnjë e më e madhe“. Pranë urës në një parmak të hollë metali qëndronte një veturë BMW e shkatërruar plotësisht. Shoferi i autobusit ndaloi menjëherë, e lajmëroi policinë dhe nxitoi drejt veturës së shkatërruar: „Vozitësi ishte shumë i ri, i vetëdijshëm dhe kishte frikë“. Sipas Agronit, automjeti i aksidentit rrezikonte të binte nga ura poshtë në autostradën A5″.
Agroni reagoi menjëherë: Ai e mori një set litarësh nga bagazhi dhe e siguroi automjetin në parmakun e urës, të cilën vozitësi e kishte depërtuar – por rreziku edhe më tej nuk ishte shmangur, sipas Agronit nga Burgdorfi. Për shkak se litari ka qenë pak i hollë, Agroni frikësohej se mund të ndodhte më e keqja: „I riu ende po kërcënohej të binte në autostradë, kështu që unë i theva xhamat dhe e nxora nga automjeti“. Pikërisht në atë moment arriti policia dhe më vonë ambulanca dhe departamenti i zjarrfikësve.
Siç raportohet nga Policia e Kantonit të Solothurnit, vozitësi u plagos lehtë në aksident, ndërsa po qarkullonte në A5 nga Solothurni në drejtim të Neuchâtelit. „Ecuria e saktë e aksidentit aktualisht është ende duke u sqaruar“, tha zëdhënësi Bruno Gribi, transmeton Shtegu.com. Policia është në kërkim të dëshmitarëve për të sqaruar aksidentin. Për shkak të aksidentit, në trafik janë shkaktuar probleme. Puna e gjerë e pastrimit zgjati deri në orët e para të mëngjesit – dalja e autostradës ishte e mbyllur për trafik deri në orën 08.30 të mëngjesit.
Të nesërmen, gjatë rrugës për në punë, Zejnullahu kaloi përsëri nga vendi i aksidentit. Vetëm në dritën e ditës ai do ta kishte kuptuar sa e rrezikshme kishte qenë situata. «Djaloshi ishte me shumë fat. Thjesht më vjen mirë që gjithçka përfundoi mirë”.


