Shqiptari i vrarë në Francë, 16 vite më pas ende nuk është sqaruar vrasja

320 Lexime

15:29:49                 2019-06-26

 

 

Më 13 gusht të vitit 2003, në Maurepas të Francës ishte vrarë një shqiptar 27-vjeçar. Çfarë roli ka luajtur i akuzuari ? Ai është i vetëm para Gjykatës për krime të rënda: I bashkakuzuari tjetër është zhdukur, vrasësi i dyshuar është vrarë.

Mbi padinë rri pezull hija e mafias shqiptare, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Mungojnë shumica. Njëri nga të bashkakuzuarit është ende nën një urdhërarresti ndërkombëtar. Edhe karriget e palëve civile janë bosh.

Familja e të vdekurit, një shqiptari 27-vjeçar, nuk presin asgjë të re nga ky proces gjyqësor para Gjykatës për krime të rënda të Ille-et-Vilaine, që po e gjykon një person për krim të „ndalimit apo ndalimit arbitrar“. Pesëmbëdhjetë vite më parë, djali i tyre Erjon Murati u lidh dhe u sulmua para se të vritet brutalisht. Ishte 13 gusht 2003, në kohën e drekës. Ai vdiq rrëzë një ndërtese në lagjen Maurepas të Rennes. Tre plumba e goditën në shpinë. Hetimi dyshon në një „ekzekutim“ kundër larjeve të borxheve për drogë.

Dy vite më vonë, vrasësi i tij i dyshuar, Fatjon Naxhaku, u vra me armë zjarri në Tiranë, dy vite më vonë, në gusht të vitit 2005.

Megjithatë, asnjë akuzë nuk i është referuar të akuzuarit, Eduart Pelushi, një shqiptar 46-vjeçar. Por, sipas qiramarrësit të banesës në Maurepas, i cili atë ditë të verës së vitit 2003 ghjithashtu ishte lidhur e rrahur, roli i tij ishte i rëndësishëm. Gjatë hetimit ai e ka identifikuar si udhëheqës i komandos.

Aktualisht, ai mbetet i pakapshëm. E ftuar për t’i dhënë shpjegime gjykatës, e dashura e Erjon Muratit mungon gjithashtu për „arsye shëndetësore“. Është më mirë të qëndrosh qetë sesa të flasësh, kur mafia shqiptare konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë.

Nga katedra, shqiptari i akuzuar mohon çdo përfshirje. Trupit gjykues i ofron një pamje elegante, i veshur me këmishë të bardhë dhe flokët të prerë. Dhe tregon historinë e një jete jo të vrazhdë. Arsimim i përsosur, asnjë precedent gjyqësor. Nuk ka problem të varësisë: as nga alkooli e as nga droga.

Për të shpjeguar praninë e tij në Rennes në gusht të vitit 2003, Eduart Pelushi shpjegoi se ndjehet borxhli ndaj Fatjon Naxhakut: Ai i kishte ndihmuar për të gjetur një shtëpi të lëvizshme për „pushime në Montpellier“, për të riparuar makinën e tij.

Pra, kur Fatjon Naxhaku i kishte kërkuar për ta shoqëruar në Nantes dhe Rennes, për ta gjetur atje „një mik“, pranon ai. „Nuk shkuam atje për të bërë luftë, përshtat përkthyesi i tij. Kur arritëm atje, ata u përshendetën dhe u përqafuan. Toni filloi të ngritej kur erdhi Erjon Murati. Fyerjet i paraprinë goditjeve, përcjell Shtegu.com. Dhe Fatjon Naxhaku e kishte nxjerrë armën.

Gjatë kësaj skene të dhunës së pabesueshme, i akuzuari e përshkruan veten si „të paralizuar“. Roli i tij i vetëm do të ishte të qetësonte të dashurën e viktimës. Gjithmonë kjo pamje e qetë e një njeriu të pafajshëm.

Por edhe më tej mbeten pyetjet: Përse ndryshoi identitetin e tij në vitin 2003? Pse ishte nën një emër tjetër pasi kishte hapur një linjë telefonike në Francë? I kërkuar që nga ngjarja, ai u arrestua në korrik 2018, gjatë një kontrolli në Spanjë.

Gjykimi vazhdon deri të enjten. Hetuesi është dëgjuar mëngjesin e së mërkurës.