14:51:03 2017-09-05
Gjatë natës në mes të premtes dhe të shtunës një shqiptar i burgosur eshte arratisur nga burgu qendror i Friburgut ne Zvicer. Ai është njëri nga pjesemarresit e vrasjes në Frasses. Pas tij eshte duke u gjurmuar ende ndersa hetimet e deritanishme nuk kanë bërë të mundur ende arrestimin e tij, thuhet ne nje deklarate te policise zviceranw. Behet fjale per Bashkim L., 35 vjecar. Ngjarja kishte ndodhur ne Frasses kur viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, në prani të familjes së tij.
Fotografia dhe te dhenat e personit janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkim L. konsiderohet individ i rrezikshëm. Ai tashmë ndoshta është larguar nga territori zviceran.
Bëhet pra fjalë për një mashkull, 35 vjet, 177 cm, trup mesatar, sy ngjyrë kafeje, flokë të zeza e të shkurtra, mjekër të gjatë të zezë, flet gjermanisht, shqip dhe me theks të fortë në frëngjisht. Në momentin kur ka ikur kishte veshur pantallona trajnimi dhe një triko të zezë. Kushdo që mund të japë informacion, kërkohet të kontaktojë policinë në numrin e urgjencës 117 ose të raportojë në stacionin më të afërt të policisë.

