Shpërndau fletushka me sfond islamik të rremë, dënohet zvicerani
11:21:43 2019-04-15
Zvicerani i cili shpërndau fletushka të rreme në emër të Këshillit Qendror Islamik në Zvicër, është dënuar. Por teksti i fletushkës nuk ishte i dënueshëm.
„I gëzohemi një të ardhmeje të përbashkët, sepse nën hijen e islamit përfundimisht vjen paqa! Me këtë rast, ju kishim lutur që nëse është e mundur t`i mbuloni edhe gratë“, është shënuar nëpër fletushkat, të cilat u shpërndanë në gusht të vitit 2017 për banorët e komunës Lachen, në Kantonin Schwyz, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.
Fletushkat ishin shpërndarë gjithashtu edhe komunat Schwyz, Herrliberg ZH dhe Eschenbach SG. Hetimet nga prokuroria publike dhe policia, si autor kanë identifikuar një banor zviceran nga Kantoni Schëyz.
Zvicerani e kishte shkruar tekstin personalisht dhe po i shpërndante fletushkat në Komunën Lachen, ka deklaruar të hënën prokurori në Innerschëyz, njofton Shtegu.com. Pasi në to është shtypur stema zyrtare e komunave përkatëse, njeriu ka shkelur ligjin për mbrojtjen e stemave. Përveç kësaj, policia tek ai ka siguruar edhe një armë ilegale.
Prokurori ka lëshuar një urdhërdënim kundër zviceranit për shkelje ligjit për mbrojtjen e stemave dhe ligjit të armëve, duke e dënuar me një gjobë të kushtëzuar dhe një gjobë.
Procedura penale për diskriminim racor dhe shkelje të lirisë fetare, është ndërprerë. Tekstet janë formuluar në atë mënyrë që ato nuk i tejkalojnë kufijtë e ligjit penal, sipas deklaratës së prokurorit publik. Për shembull, ato nuk përmbajnë abuzime verbale, tallje ose gjuhë urrejtjeje. Urdhërdënimi është përfundimtar.