Shpërndanin drogë nga vetura e inspektorit policor? Kontrolli i brendshëm ngrit procedurë hetimi

Date:

Ministria e Brendshme ka ngritur procedurë hetimi ndaj një inspektori policor në rajonin e Tetovës, nën dyshimin se ka qenë pjesë e skemës së narko-trafikantëve. Javën e kaluar u arrestuan dy persona në fshatin Kamjan të Tetovës, ku në veturën që po e ngisnin u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës. Dyshohet se veturën që po e ngisnin ka qenë e inspektorit në fjalë. Alsat mëson jozyrtarisht se inspektori në polici ka deklaruar se veturën e ka shitur shumë kohë më parë. Me rastin tani po merret kontrolli i brendshëm i MPB-së ndërsa detaje të tjera pritet të jepen me përfundimin e hetimeve. Për këtë rast kanë reaguar edhe partitë shqiptare në opozitë. Aleanca për Shqiptarët thotë se inspektori i dyshuar është i afërt me funksionarët e BDI-së dhe se për këtë qëllim i njëjti nuk është përfshirë në hetim me kohë.Automjeti me të cilin është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme. Kjo është brengosëse pasi që automjeti ka qenë ne shfrytëzim të inspektorit i cili në fakt është vëllai i funksionarit te lartë të BDI-së. Ky funksionar ka qenë shef kabineti në Komunën e Gostivarit kur kryetar ishte Nevzat Bejta, ka qenë shefi i shtabit të BDI-së në Gostivar, ka qenë përfaqësues i BDI-së në KKZ. Si mundet qe i gjithë ky rast te përfundon vetëm me mbajtjen e, siç u theksua në mediume, të dy shitësve, pa mos vazhduar më tutje dhe hetuar rastin se cili ka qenë roli i inspektorit si dhe njerëzve te tjerë? – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lëvizjes Besa akuzon MPB-në se duke dashur të mbrojë inspektorin, nuk e ka mbajtur për ekzaminim veturën me të cilën janë kapur trafikantët e arrestuar, e në të cilën është gjetur drogë.

Pas fshehjes së rastit në Tetovë ku deputeti i BDI-së gjuajti në një aheng familjar dhe lëndoi dy persona, tani tentojnë të fshehin edhe rastin ku u kapën dy persona duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas informatave, policia ka kapur dy persona të cilët e kanë shpërndarë atë duke e shfrytëzuar veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë. Vetura me të cilën është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme pasi ka qenë në shfrytëzim të inspektorit, që në media u liferua se bëhet fjalë për vëllain e shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta. Ky është edhe një shembull se në këtë vend ka drejtësi selektive – njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Javët e fundit në rajonin e Pollogut policia ka forcuar kontrollet anti-droge ndërsa numri i të ndaluarve për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike ka shkuar mbi 20, përfshi këtu edhe ish-punonjës dhe punonjës të policisë.

/Alsat-M/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...