Shovinisti Gjokoviq si top tenisi i nacionalistit Daçiq

88 Lexime

Sipas Serbisë, Kosova duhet ta humbasë Pavarësinë e saj. Në këtë ide, sipas ministrit të Jashtëm serb, Novak Gjokoviç supozohet të ndihmojë

Fjalët e ministrit të Jashtëm serb janë shpërthyese. Gjatë një injterviste, Ivica Daçiq e kthen Novak Gjokoviqin në një figurë shahu politike. Në këtë rast, tenisti është pra i involvuar në përpjekjen serbe që Kosova duhet ta humbasë pavarësinë e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

Për TV serb Happy TV, Daçiq thotë se qeveria duhet të përdorë markat e veta sa më shumë që të jetë e mundur në diplomaci. Sikurse është Gjokoviqi.

„Novaki ka pyetur gjithmonë se çfarë mund të bëjmë dhe ishte i lumtur për çdo tërheqje të njohjes së Kosovës“, pohon Daçiq, sipas „Blic.rs“. Daçiq gjithashtu e involvon atë vazhdimisht në marrëdhëniet e tij diplomatike. «Shumë burrështets më pyetën për të. Unë e thirra për t’u dërguar atyre një top autograf ose një incizim».

Gjokoviqi si top ping-pongu në mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës. Që në fuillim të vitit, 32-vjeçari kishte hyrë në mes fronteve. Në atë kohë, ambasadori i Kosovës Edon Cana ishte në shënjestër të Gjokoviqit, duke e quajtur atë një „nacionalist dhe shovinist primitiv, të prapambetur dhe të thjeshtë të Ballkanit“.

Arsyeja e këtij veprimi kundër yllit të tenisit ishte kënga popullore serbe „Vidovdan“, me të cilën ai bashkë me miqtë e tij festuan fitoren e Serbisë në Kupën ATP. Në të te këndojnë: „Askush nuk mund ta rrëmbejë Kosovën nga shpirti im“.

Megjithëse kënga daton nga viti 1989 dhe i referohet betejës në fushën e Kosovës nga viti 1389 – jo në luftën e Kosovës rreth njëzet vjet më parë – ky tekst duket si një shuplakë përballë shtetit të vogël, i cili është njohur si i pavarur që nga viti 2008. Sepse Serbia ende refuzon ta shohë Kosovën si një shtet të pavarur.

Dhe tani Gjokoviq madje supozohet se do të ndihmojë në përfundimin e kësaj pavarësie të Kosovës. Se sa saktësisht është roli i sportitit serb, mbetet i panjohur. Por ai zbuloi qëndrimin e tij nacionalist vite më parë.

Gjokoviq: „Kosova është Serbi“

Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe shpërtheu protesta në Beograd, ai iu drejtua demonstruesve me një video. „Ne jemi të gatshëm të mbrojmë atë që na takon me të drejtë. Kosova është Serbi“, kishte thënë Gjokoviq.

Ai më vonë e konfirmoi këtë deklaratë në „Spiegel“. Babai i tij lindi në Kosovë, sikurse edhe xhaxhai dhe tezja e tij. «Është djepi i familjes time dhe i kulturës serbe në përgjithësi. Nuk pendohem për atë që kam bërë. Ne duam drejtësi, por nuk po e marrim atë“.