Shkup, marsh dhe kundër-marsh për “krenari”

Date:

 
 

Sot në Shkup do të mbahet parada e komunitetit LGBTI, me qëllim që të rriten të drejtat e këtij komuniteti në vend, njofton Alsat M.

 

Parada organizohet nga Rrjeti kombëtar për luftimin e homofobisë dhe transfobisë, nga ku theksojnë se mbajtja e paradës së parë përkon me 50 vjetorin e rebelimit në Stonewall – një ngjarje që konsiderohet të jetë një pikë kthese e lëvizjen për të drejtat e njerëzve LGBTI.

Pjesmarrësit priten të fillojnë paradën nga ora 11:00 në parkun “Gruaja luftarake”(Zhena Borec). Një orë më vonë, pritet të marshojnë në Sheshin e Qytetit. Rreth orës 14:00 do të fillojë programi muzikor, ku do të performojë Tamara Todevska.

Në qytetin e Shkupit sot gjithashtu mbahet edhe një marsh paralel kundër paradës së komunitetit LGBTI. Marshi udhëhiqet nga metropoliti Agatangel, ndërsa promovon vlerat tradicionale të familjes.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas thirrjeve publike, është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...