Shkëlqen Albion Avdijaj, dy gola për GC dhe pozitën e dytë në tabelë
18:24:44 2017-11-19
Sulmuesi shqiptar i cili luan për ekipin GC Grasshoppers të Zvicrës, Albion Avdijaj, në ndeshjen kampionale kundër FC Thun, ka shënuar dy gola të mrekullueshëm, edhe pse në lojë u futë si zëvendësues, nga minuta 57`, kur nga loja u largua Djuricin. Deri në atë moment, rezultati ende ishte ai i fillimit të ndeshjes, ndërsa golin e parë Albioni e shënoi në minutën 74`, pas një aksioni të Andersenit.
Me hyrjen e Albionit në fushën e gjelbër, ekipi GC sikur mori krihë dhe deri në fund të ndeshjes pati edhe disa rate për të shënuar. Në minutën 85`, përsëri ishte albion Avdijaj ai i cili shënon gol, duke shfrytëzuar mbrojtjen e dobët të kundërshtarit dhe duke qëlluar me gjakftohtësi rrjetin: 2:0 për GC Grasshoppers.
Ishte ky rezultati përfundimtar, meritë e futbollisiti shqiptar Albion Avdijaj, i cili ekipin e vet e dërgon në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit. (Shtegu.com)