BAG-u zviceran raporton 10,073 raste të reja të koronavirusit – 73 të vdekur
Zyra Federale e Shëndetit Publik ofron informacion të përditshëm në lidhje me zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër.
E mërkurë, 4 nëntor: BAG-u ka raportuar 10 073 raste të reja të koronavirusit – shkalla e pozitivitetit 27,7 për qind.
Në 24 orët e fundit, gjithsej 10 037 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zvicër dhe Lihtenshtajn, informon Shtegu.com. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), janë kryer 36 369 teste. Shkalla e pozitivitetit është 27.7 për qind. 73 persona vdiqën nga virusi. 247 persona u shtruan në spital.

