Pas kthimit nga Serbia, një person nuk iu përmbahej rregullave të karantinës. Tani ai ka marrë një urdhërndëshkim
Kushdo që nuk i përmbahet karantinës në Zvicër, do të gjobitet. Një rast i zyrës së guvernatorit në Dielsdorf tregon se autoritetet e Cyrihut janë seriozë. Një 44-vjeçar udhëtoi në Serbi gjatë verës dhe më pas u urdhërua të qëndronte rreptësisht në shtëpi për dhjetë ditë – me përjashtim të vizitave te mjeku. Por ai nuk i përmbahej kësaj, siç treguan kontrollet e policisë në vendin e banimit. Sipas deklaratave të tij, ai kishte dalë për një shëtitje.
Policia e kantonit raportoi burrin sepse ai ishte jashtë shtëpisë për rreth tre orë, siç raportoi „Tages-Anzeiger“, informon Shtegu.com. Dhe kjo tani do t`i kushtojë shumë të holla: Përveç gjobës prej 2,000 frangave, ekziston edhe një tarifë shtesë për përpunimin e procedurës prej 750 frangave. Gjoba maksimale është 10,000 franga.
Sipas artikullit, kjo është gjoba e parë ligjore e detyrueshme për një ndërprerës karantine në Kantonin e Cyrihut. 44-vjeçari e pranoi gjobën. Dy ndërprerës të tjerë të karantinës kanë kundërshtuar urdhërndëshkimet. Tani u mbetet gjykatave të marrin një vendim. Sipas gazetës, vetëm një duzinë personash janë raportuar në të gjithë kantonin.

