Shefja e strehimores së grave në Zvicër: Policia zvicerane po dështon në mbrojtjen e viktimave

148 Lexime

11:08:03        2019-08-31

 

Luiza B. (34) përjetoi ferrin, pasi bashkëshorti i saj Ilir B. (37) e kishte rrahur disa herë, shkruan «Blick». Gruaja e tij kërkoi ndihmë, parashtroi një denoncim. Vrasësi i mëvonshëm u arrestua për një kohë të shkurtër dhe iu shqiptua një ndalim kontakti dhe lëvizje në afërsi. Në ndërkohë, ndërhyri edhe njësiti i mbrojtjes nga dhuna e Policisë Kantonale të Cyrihut. Luiza B. e ndarë nga burri i saj, u zhvendos me katër fëmijët në një apartament në Dietikon ZH.

Por tmerri nuk u ndal kurrë. Ilir B. nuk ka dashur të pranojë që bashkëshortja e vet po ndahej nga ai. Të hënën, shqiptari nga Maqedonia e Veriut eskalon plotësisht. Ai e vret gruan e vet me thikë, raporton më tej Blick.

Dübendorf ZH, Cyrih-Wiedikon, Brugg AG – dhe tani Dietikon ZH: Autorët e krimit paraprakisht gjithnjë kanë qenë të njohur për policinë me dhunën e tyre të ushtruar. Por, viktimat nuk kanë mundur të mbrohen pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra preventive.

Susan A. Peter, presidente e organizatës ombrellë të strehimoreve të grave zvicerane, fajëson autoritetet. Për te është e qartë: «Policia zvicerane dështon shumë shpesh në situata të tilla. Viktimat në Zvicër lihen nën mëshirë“. Sidomos rasti aktual e tregon qartë. „Është alarmante se para krimit burri ishte i dhunshëm dhe policia është dashur të ndërhyjë disa herë“.

Edhe komunikimi i Policisë Kantonale të Cyrihut e zemëron gjithashtu Peter. Zyrtarët shkruajtën se Luiza B. * dy herë refuzoi një ftesë, për të biseduar me ekspertët për dhunën në familje.

Për presidenten e strehimores së grave ky është një skandal: «Me këtë veprim, gruaja merr përsipër një lloj faji të vdekjes së saj. Përkundrazi, policia duhet të pyesë veten nëse ka vepruar me konsistencën e nevojshme dhe nëse ka bërë përpjekje për ta mbrojtur gruan. „Policia kantonale e Cyrihut nuk ka dashur të komentojë këtë rast.

Se grave u jepet një pjesë e fajit me veprimet e veta, Peter e përjeton shumë shpesh. „Ka shumë gra në strehimoret e grave që ndjehen se nuk pranohen seriozisht nga autoritetet“.

„Atëherë shprehen fjali si: ‚Tani duhet të ktheheni. Por herën tjetër do të ndaheni», thotë Peter. Dhe jo të gjitha gratë flasin mirë gjermanisht. Sidoqoftë, asnjë përkthyes nuk është angazhuar. „Kjo është mosrespektuese“, thotë Peter.

Për të parandaluar që kjo të mos ndodhë më, sheja e strehimores së grave bën thirrje për trajnim dhe sensibilizim të oficerëve të policisë. Dhe më tepër sqarime e hollësi. Sepse: „Shumë gra as nuk e dinë që ekziston diçka e tillë si strehimore e grave. Policët duhet të tërheqin vëmendjen. »Gjithashtu për faktin se gratë mund të qëndrojnë atje për 21 ditë pa paguar asgjë. Shpenzimet I merr përsipër ndihma për viktimat.

Peter gjithashtu kërkon më shumë vëmendje edhe nga politika. „Deri më tani, për shembull, nuk është bërë ndonjë përpjekje për t`u siguruar vende të mjaftueshme në strehimoret e grave. Ka mungesë fondesh. Disa kantone madje nuk kanë as strehimore të grave. Kjo duhet të ndryshojë”, ankohet ajo.

Megjithatë, politika ka ndërmarrë një hap të parë. Kohët e fundit, Këshilli Federal bekoi një vendim të Parlamentit. I cili mund të imponojnë një ndalim më të rreptë për kontaktin me autorët e mundshëm.

 

„Pra, ekziston mundësia që shkelësit të mbajnë një byzylyk në kyçin e këmbës. Në atë rast, viktima nuk ka nevojë personalisht të dëshmojë nëse shkelet një ndalesë për afërsi në rajon“, spjegon Natalie Schneiter nga Qendra e këshillimit për dhunë në familje dhe stalking, në Kantonin ë Bernës.

 

Shefja e strehimores së grave nuk beson se kjo masë masë do të shpëtojë më shumë jetët e grave. Peter: „Byzylykët dhe prangat në këmbë nuk i ndihmojnë viktimat kur ato janë në rrezik“.