Setkiu, gjithnjë i gatshëm të ndihmojë aty ku e kërkon puna
Është mbreslënës rrugëtimi i Setki Durmishit nga fshati Zhuzhnjë -Reka e Epërme, Gostivar, i cili që në fillim të viteve të nëntëdhjeta, më saktëisht në vitet 1993/94 vendosi të largohej nga vendlindja me një mall të pashuar për t`u vendosur në Itali, në qytetin Trento. Gjatë qëndrimit ne Trento, në periuddhën 1994-2009, ai aktivizohet si valltar i shkëlqyeshëm në grupin follkloristik „KORABI“ Trento, tek i cili koreograf ishte z. Nexhmi Mati nga Dibra. Aty qëndroi dhe punoi deri në vititn 2012.
Por, pas një krize që e kaploi shtetin e Gadishullit Apenin, në verën e vitit 2014 ai shpërngulet në Zvicër, duke u vendosur fillimisht në Aarau të Kantonit Aargau. Pas një kohe të shkurtër, në vitin 2015 Setkiu zhvendoset sërish në Kantonin e Basellandit, më saktësisht në Pratteln, ku edeh sot e kësaj dite punon dhe jton me familje.
Me profesion është montues ventlimi, në sektorin e klimës te sipërmarrja „Airen GmbH“ në Pratteln, me pronar shqiptar nga Kosova. Përpos kësaj, Setkiu në kohë të lirë punon edhe me material ekodekor dhe në asnjë moment nuk përton ta ushtrojë këtë profesion kur bëhet fjalë për aksione humanitare. Kështu, ai e zbukuroi brendinë e xhamisë në Pratteln, duke dhënë një kontribut shmebullor të shpiriti të tij human.
„Në një të ardhme të afërt mendoj të hap një firmë që të punoj me materialin ekodekor- silk-pfister, që shërben për dekorim dhe për fasada për shtepi, hotele, restorante etj. Për momentin po shpresoj të kalojë kjo pandemi sa më shpejt dhe t`i vazhdoj synimet e mia“, thotë Setki Durmishi enkas pêr Shtegu.com, i cili dëshiron të qëndrojë modest dhe të mos flasë për aksionet e tij humanitare të cilat i ka realizuar në vendlindje.
Si në Itali, ashtu edhe në Zvicër, Setkiu me shoqërinë e tij është gjithnjë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar popullin shqiptar, sidomos personave në rast nevoje (të varfërit, të sëmurit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi e Çamëri). Rast më i freskët ishte jehona e një studenit shqiptar të mjekësisë nga Maqedonia e Veriut, i cili në kushte jashtzakonisht të vështira kishte arritur të bëhet studenti më i mirë në fakultet, ndërsa Setkiu me shoqëri menjëherë e kontaktuan dhe i dolnë në ndihmë.
Por njeriu me zemër humane nuk ndalet me kaq: „Ka raste kur edhe bashkatdhetarëve në mërgim mundohem me u ndihmu, me ju gjet punë nëpërmjet shoqërisë që kan firma, me I punësu, unë u them dhe gjithmonë i kam thënë çdokujt: `Nëse kam mundësi me ju ndihmu – ju ndihmoj, nëse nuk kam mundësi – nuk I pengoj“, përfundon Setkiu me një brengë në zemër për gjendjen e vështirë për të gjithë ata që janë në nevojë.