Sela: Nisma për bashkëpunim opozitar, në rrugë të mbarë

Date:

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se nisma për bashkërendimin e opozitës në zgjedhjet e 12 prillit është në rrugë të mbarë. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Sela, ka thënë se partia që drejton ai ka qëllime të sinqerta me këtë nismë, ndërsa ka porositur subjektet tjera që dëshirojnë të bëhen pjesë e bashkëpunimit që të jenë me këmbë në tokë. Sa i përket zërave për koalicionime parazgjedhore mes partive shqiptare me LSDM-në, ai ka thënë se për një gjë të tillë ende nuk ka ardhur koha. “Kjo do të ishte vulë tradhëtie”, është shprehur Sela. Ai ka përjashtuar zërat që në takimet me liderët shqiptarë të ketë biseduar për listat e kandidatëve për deputetë./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...