Së shpejti operator i ri i telefonisë celulare në Maqedoninë e Veriut

Date:

2019-07-17
 

Në seancën e 144-t të Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), bëhet e ditur se është formuar Grup punues për prezantimin e RMV-së në ITU Telecom World 2019.

 

Sipas Qeverisë, Grupin punues do e udhëheqë Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informative dhe administratë. Qeveria e vendit, këtë ngjarje e konsideron si një mundësi për promovimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja në RMV, në sferën e telekomunikacionit dhe sektorit IT, dhe kyçjen e vendit me partnerë në fushën e digjitalizimit në shkallë globale.

Në seancën e sotme të rregullt, gjithashtu bëhet e ditur se ekzistojnë kushte dhe pritshmëri edhe për operator të ri mobil në vend.

“Ndër të tjera, në këtë ngjarje krijohet edhe mundësia për prezantimin e klimës së biznesit dhe sukseseve në vendit tonë në sferën e telekomunikacionit, si dhe prezantimin e mundësisë për operatorin e tretë mobil në vend”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Qeverisë së RMV-së./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...