Së paku gjashtë të vdekur në një sulm në xhami në Quebec të Kanadasë

Date:

07:06:11                    2017-01-30

 

 

 

 

 

Gjatë një sulmi terrorist në një xhami në Quebec të Kanadasë, natën e së hënës, janë shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Policia lokale ka vërtetuar përmes tuiterit se ka pasur sulm me armë, pa dhënë ndonjë shifër të saktë për viktimat, ndërsa janë arrestuar edhe disa persona.
Imami i xhamisë ka deklaruar se ka qenë i lutur që të identifikojë pesë kufoma. Kryeministri i krahinës Quebec, Philippe Couillard, sulmin me armë e ka vlerësuar si akt terrorist.

Sipas medieve lokale, dyshohet se janë realizuar dy arrestime, ndërsa kërkohet edhe një person i tretë. E përditshmja kanadeze „Le Soleil“ shkruan se njëri nga të arrestuarit ka qenë i armatosur me kallashnikov, por se situata tashmë është nën kontroll të plotë, njofton „Shtegu.com“.

Sipas TV CBC News, dhjetëra persona kanë qenë duke u lutur në xhami, kur papritmas rreth orës 20 (sipas kohës lokale) kanë filluar të shtënat.

Kryeministri i Quebecut, Philippe Couillard, u ka shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke kërkuar heqje dorë nga dhuna ndaj myslimanëve dhe solidarizim me ta.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...