Safet Ademi i bëri horë disa kolegë: Kështu doket gazetaria sportive në Maqedoni!
07:49:14 2017-08-26
Gazetari i mirënjohur në gazetarinë sportive, Safet Ademi, i cili punon në TV Alsat-m, thumbon ashpër disa nga kolegët e tij në Maqedoni. Ai nuk mund të paramendoj e as të besoj se si vrapojnë disa që i thonë vetes gazetarë sportiv e të bëjnë selfie me lojtarë! “Pas ndeshjeve Milano – Shkendija apo Shkendija – Milano.
Kështu doket gazetaria sportive shqiptare në Maqedoni. Kuazi gazetar ikni sa më shpejtë nga ky profesion se na bëtë horë. Vetëm një po ju pyes. Cili gazetar italian vrapoi të bëjë foto (selfi) me yjet tona – Qatip Osmani apo Hasani, Ibrahimi e Alimi”, shkruan Ademi, duke paraqitur një foto të zezë!