Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Date:

Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO) thotë se numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet evropiane, u rrit për 26 për qind gjatë muajit korrik.

EASO tha në një deklaratë se rreth 62.900 persona kërkuan azil gjatë muajit korrik. “Numri është më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por ende shumë më e ulët se nivelet e regjistruara më 2015 dhe 2016, kur mbi 1 milion migrantë hynë në Evropë, shumica e tyre të larguar nga konflikti në Siri dhe Irak”, thotë organizata.

Ky fluks i migrantëve pati shkaktuar një nga krizat më të mëdha të BE-së pasi vendet kishin kundërshtime se kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët.

Sirianët, afganët dhe venezuelasit përbënin rreth një të katërtën e aplikantëve në muajin korrik. Shumë të tjerë vinin nga Iraku, Pakistani, Turqia, Kolumbia, Irani, Nigeria dhe Shqipëria.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...