Rrëfimi prekës i një vajze turke që u martua pa dëshirën e saj

140 Lexime

09:59:52               2019-07-09

 

Gjithnjë e më shpesh, vajzat nga Zvicra po martohen jashtë vendit dhe kundër vullnetit të tyre. Kjo është ajo që i ndodhi një vajze nga Berna me emrin Ela Solak* (një emër i shpifur).

Ela Solak nga Berna është dashur të luftojë për lirinë e saj. Një vit më parë, ajo iku nga familja e saj. Sot, 17-vjeçarja jeton në një vend fqinj të Zvicrës. Për ta mbrojtur vajzën, vendi nuk është emëruar. Prindërit e saj kanë dashur ta martojnë në vendlidnejn e saj, në Turqi, me një kushëri pesëmbëdhjetë vite më të vjetër.

Ela Solak u lind dhe u rrit në qytetin e Bernës. Ajo ka shtetësi turke dhe zvicerane. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo filloi mësimet për asistente dentare. Deri atëherë, Turqinë e njihte vetëm nga pushimet. Në pranverën e vitit 2018, ajo kuptoi se po ndodhte diçka më ndryshe se zakonisht. Prindërit i thanë se ajo duhet të martohej gjatë pushimeve të ardhshme.

Që planet e prindërve ishin menduar seriozisht, u konfirmua pak pas kësaj gjatë pushimeve në Turqi. Të afërmit hynë i sollën dhurata në mesin e mysafirëve të kushëririt, i cili është dashur të martohej me të. Ela Solak tregon historinë e saj në telefon. Zëri i saj ngulfatet: „Kur ai më kapi për dore, i thashë jo. Por kjo nuk kishte rëndësi“. Babai i saj e kishte miratuar martesën.

Me të fejuarin e saj në Stamboll, Ela Solak është dashur të qëndrojë deri në verë, por ajo ishte në gjendje t’i bindte prindërit e saj që të përfundojë mësimet e saj në Bernë. Pasi u kthye në Zvicër, ajo u përpoq të harronte gjithçka, thotë vajza e re. Por frika mbeti.

Një mik i vëmendshëm vuri re se Ela Solak ishte e frikësuar dhe e mori mënjanë. Pas disa nxitjeve për t`u rrëfyer, ajo tha se kishte frikë nga familja e saj. Ashtu si edhe shumë vajza të reja në një situatë të tillë, ajo e mbajti fshehtësinë. Ajo e llogariste si turp dhe donte ta mbronte familjen pavarësisht çdo gjëje. Gradualisht, ajo ia besoi koleges së saj. Së bashku, ata iu drejtuan policisë së të huajve në qytetin e Bernës, shkruan „Berner Zeitung“, përcjell Shtegu.com.

E përkrahur nga Departamenti për mbrojtje nga martesat e detyruara, Solak plotësoi një deklaratë me betim. Ajo deklaroi se një martesë e bërë gjatë një udhëtimi pushimi duhet të shfuqizohet. Ajo gjithashtu deklaroi se ajo donte ndihmë nga autoritetet nëse do të ndalej jashtë vendit. Pa ndihmën e viktimës, autoritetet janë të pafuqishme. Me dokumentin e nënshkruar, autoriteteve iu mundësohet të veprojnë më lehtë në interes të atyre që janë prekur. Deklarata depozitohet në zyrën e martesës së detyruar ose në policinë për të huaj.
Gjatë pushimeve verore në vitin 2018, prindërit e detyruan Ela Solak që të bëjë udhëtimin me veturë për në Turqi. Ata e kërcënuan me vdekje në qoftë se ajo nuk iu bindet. „Prindërit më thanë së po ia humbi reputacionin tërë familjes në qoftë se unë i shkeli normat tradicionale. Ata, gjithashtu ishin të martuar nga prindërit e tyre“, tha Solak. Ata ia kishin marr pasaportën zvicerane.

Menjëherë pas mbërritjes në Turqi, vajza e re ishte në gjendje të arratiset në një vendstrehim pranë Stambollit. Avokati turk e organizoi kthimin në Zvicër.

Martesat e detyruara janë komplekse, raste të kushtueshme. Alexander Ott, kreu i policisë së emigracionit të Bernës, thotë: „Po që se vajzat e parandalojnënjë martesë të detyruar, kërcënohen me izolim social përmes përjashtimit. Gjithnjë e më tepër bëhet fjalë për për hakmarrje të dhunshme të të afërmve“. Përveç masave të menjëhershme, në shumë raste është i nevojshëm një kujdes i atyre që preken nga profesionistë, si dhe një vëzhgim të mjedisit të tyre.

Në mënyrë që vajzat e reja të lirohen nga martesat e detyruara, ato shpesh marrin një identitet të ri dhe ata mund të fillojnë një jetë të re në ndonjë vend fqinj të Zvicrës. Ela Solak sot nuk ka asnjë kontakt me familjen e saj.

Jo gjithmonë, kufijtë midis një martesë të rregullt dhe një martese të detyruar janë qartë të dukshme. Martesat e aranzhuara inicohen edhe nga mjedisi, por më pas mbyllen në kontrast me martesë të detyruar, me pëlqimin e partnerëve. Vullneti i lirë është vendimtar.
Tek martesat e detyruara, së paku njëri nga bashkëshortët është i detyruar me dhunë ose kërcënim, për të hyrë në një martesë, informon Shtegu.com. Një martesë e detyruar është gjithashtu në dispozicion kur të prekurit janë të detyruar të mbajnë një martesë të kontraktuar kundër vullnetit të tyre – edhe nëse martesa është lidhur vullnetarisht.

Organizata bamirëse britanike Karma Nirvana, gratë e reja i këshillon që gjatë udhëtimit me avion me familjet e tyre jashtë vendit dhe që kanë frikë nga një martesë e detyruar, në rrobet e tyre të fshehin një lugë ose objekt tjetër metalik. Pra, me këtë rast detektori për metal jep sinjal dhe udhëtimi mund të ndërpritet në minutën e fundit. Kur zbulohet pjesë metalike, personi duhet të kontrollohet në një dhomë të izoluar. Kjo është një mundësi për personin në fjalë, që t`u rrëfehet autoriteteve për t`u mbrojtur, pa dijen e prindërve.
Aeroporti i Cyrihut nuk mban statistika për incidente të tilla. Zëdhënësi Philipp Bircher konfirmon: „Nëse me detektorë zbulohen objekte të dyshimta në pjesë të trupit, përdoren dhoma të veçanta kontrolli“.