Rita Ora befason 400 fëmijë në Prishtinë

Date:

11:10:03                   2019-04-11

 

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, me vendbanim në Britani të Madhe, Rita Ora, ka vizituar vendlindjen e saj si ambasadore e UNICEF-it.
Që nga viti 2013, 28-vjeçarja është e angazhuar si ambasadore për Fondin e Fëmijëve të OKB-së, shkruan „Heute“, përcjell Shtegu.com. Të mërkurën, detyrën e saj të bamirësisë ajo e realizoi në vendlindjen e saj, Prishtinë. Me praninë e saj atje, ajo i ka befasuar më shumë se 400 fëmijë si pjesë e „Soccer Aid“.

„Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë për të takuar fëmijët me familjet e tyre, të cilat mbështeten nga Unicef-i“, tha Rita Ora për vizitën e saj.
Me prindërit e saj, këngëtarja u zhvendos nga Prishtina në moshën vetëm njëvjeçare, në Angli. Prej atje, ajo filloi karrierën e saj dhe tani është e famshme në botë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...