Rikthehet protestuesi epik i Laçit (Foto)

Date:

Ai është pa asnjë dyshim protestuesi më i veçantë në Shqipëri. Po flasim për 55-vjeçarin Dilaver Nela nga Laçi.

Nuk i përket asnjë shoqate dhe asnjë subjekti politik. Të ishte ndryshe do t’i kishte mbledhur së paku 10 vetë. Dilaveri ka vetëm veten në protestë, edhe pse kauza i përket të gjithëve.

Sot, Dilaveri është shfaqur në qendër të Tiranës, pranë pedonales me një pankartë ku shkruan “Duam ujë o burri huji” (huaj) dhe rreth qafës ka lidhur një tub gome, shkruan mapo.

Image
Foto: Mapo

Dilaver Nela, u shfaq ndryshe nga të tjerët edhe në protestën e opozitës më 16 mars. Ndërsa protestuesit e PD mbanin pankarta “Rama Ik”, ai mbante pankartën “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”.

Dilaveri ka thënë për mediat se është i shkolluar dhe di tre gjuhë të huaja, por s’ka gjetur punë. Ai shprehet i pakënaqur me të gjitha forcat politike në vend. Në mars do të deklaronte: “Këta janë cmendur kanë dalë nga shinat. Klasa politike ka mbaruar. Ndërkombëtarët i mbajnë se kanë mundësi t’i tërheqin zvarrë kurse neve s’na lënë asgjë, na kanë hipur në kurriz”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...