Riformatimi i qeverisë: Zaev ministër i Financave, ja dhe emrat e ministrave të rinj

Date:

Kryeministri Zoran Zaev, sot në Vallandovë paralajmëroi se do të parashtrojë propozim në Kuvend, për zgjedhje të Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskit për Vetëqeverisje Lokale dhe Sadulla Durakit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Funksionin  Ministër i Financave do ta marrë personalisht ai, duke cekur se do ta kryejë funksionin për një periudhë të caktuar, njëkohësisht me funksionin kryetar i Qeverisë.

“Propozimi sot do t’i parashtrohet Kuvendit dhe besoj se javën e ardhshme do të vihet në rend dite. Do të parashtroj propozim për zgjedhje të ministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Trajan Dimkovski, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini, ministër i Kulturës, Hysni Ismaili, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive – Sadulla Duraki.

Zaev u shprehi falënderim minsitrave të deritanishëm, të Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, Kulturës, Asaf Ademi, Financave, Dragan Tevdovski, Vetëqeverisjes Lokale, Suhej Fazliu, të Marrëveshjes Kornizë, Hazbi Lika dhe për Rregullativë dhe investime të ndërmarrjeve vendore, Zoran Shapuriq, për, siç tha, që i shërbyen shtetit dhe popullit duke e kryer funksionin.

Lidhur me ndërrimin e drejtorëve, Zaev, tha se tashmë javën e ardhshme do të dalin me ndryshim të vendimeve të tjera kadrovik në pushtetin ekzekutiv, duke cekur se në pushtetin qendror pret ndërrim të rreth 20 vendeve.

“Besoj se ai si proces do të kemi sukses së bashku ta përfundojmë deri në fund të këtij muaji, sepse nga fundi janë analizat dhe bisedat e fundit me njerëzit. Pres deri në fund të muajit t’i rrumbullakësojmë të gjitha ndryshimet kadrovike në pushtetin ekzekutiv”, deklaroi Zaev.  

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...