Restoranti i Cyrihut nuk i lë brenda politikanët zviceranë të SVP-së

Date:

Restoranti „Du Théâtre“ në Seefeld të Cyrihut ka refuzuar rezervimin e politikanëve të partisë zvicerane SVP, Ulrich Schlüer dhe Hanspeter Amrein. Ata janë „kundër qëndrimit ekstrem politik“.

Siç është raportuar nga „Weltëwche“, këshilltari kantonal Hanspeter Amrein dhe ish këshilltari kombëtar Ulrich Schlüer, kanë dashur të takohen më 3 shtator për drekë. Ata rezervimin e zgjodhën në restorantin „Du Théâtre“ në Seefeld të Cyrihut, informon Shtegu.com. Të martën e kaluar, politikanët e SVP-së e kishin bërë rezervimin nga një punonjës i shtëpisë botuese konservatore „Schweizerzeit“ të Schlüerit.

Por në vend të një konfirmimi të rezervimit, tek ata të dy në shtëpi menjëherë pas mesnatës erdhi një refuzim: „Meqenëse ne nuk duam të provokojmë ndonjë konflikt politik interesi në restorantin tonë, ju kërkojmë që të zgjidhni një vendtakim tjetër për drekën tuaj“, citohet të thotë gastronomi Jürg Müller.

Müller është kundër çdo qëndrimi ekstrem politik, shpjegon më tej ai. Edhe ndonjë partie politike të majtë do t`iakishte berë tënjëjtën gjë po aq lehtë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...