REKORD EUROPIAN: Për 12 orë mbahet e gjallë zemra jashtë trupit në Inselpital të Zvicrës

112 Lexime

Falë një teknologjie të re, një ekip në Inselspital të Bernës ka mundur të ruante një zemër donatore jashtë trupit për pothuajse dymbëdhjetë orë – një rekord i ri europian

 

Falë një procedure të re, është e mundur të mbahen gjallë organet e donatorëve për më shumë se më parë. Një ekip nga Inselspitali në Bernë tani ka arritur një rekord europian: një zemër donatore u ruajt jashtë trupit për pothuajse dymbëdhjetë orë dhe më pas u transplantua me sukses, njoftoi spitali të hënën.

 

Sistemi special i ruajtjes mban rrahjen e zemrës gjatë transportit në mënyrë që të mos vuajë nga mungesa e oksigjenit, e njohur edhe si ishemi. Me periudhën e zgjatur pa rrjedhjen e gjakut në organe, tani është e mundur pranimi dhe transplantimi i organeve nga vendet më të largëta europiane, transmeton portali Shtegu. Megjithatë, pa një sistem për të mbajtur jetën e organeve, kjo kohë është vetëm katër orë.

 

Në një rast, për shkak të kushteve atmosferike, ekipi i Inselspitalit vendosi që distancën mes dy spitaleve ta përshkonte me makinë. Kjo doli të ishte një sukses, zemra u ruajt për gati dymbëdhjetë orë dhe më pas u transplantua. “Pacienti me zemër të re po shkon shumë mirë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

 

“Me prezantimin e procedurës, arritëm të shkurtojmë kohën e pritjes për një organ të përshtatshëm me një të tretën dhe të dyfishojmë numrin e pacientëve të transplantuar në një kohë shumë të shkurtër”, thotë David Reineke, kryemjeku për kardiokirurgji në Inselspital në Bernë. „Mundësia e mbajtjes së një zemre të rrahur jashtë trupit për një periudhë më të gjatë kohore pa dëmtime është një ndryshim absolut i lojës për mjekësinë zvicerane të transplantit“.