Refugjatja 16-vjeçare gjenë 14 mijë euro dhe të gjitha i kthen

Date:

Kjo është Lailah S., një vajzë refugjate me zemër të arit

 

 

 

18:13:59                2017-09-21

 

 

 

 
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja jeside (një fis i kurdëve) nga Bagdadi, të premten e kaluar, në një metro të Berlinit në Gjermani, ka gjetur 14 mijë euro në një çantë përtoke. Të gjitha këto, ajo i dërgoi në polici!
„Në asnjë moment nuk më shkoi ndërmend që të hollat t`i mbajë për vete. Feja jonë na e ndalon një gjë të tillë“, ka pohuar Lailah për „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“.
Bile, ajo ka hequr dorë edhe nga dhurata që i takon me ligj. Të hollat kanë qenë të një plake 78-vjeçare gjermane nga Berlini, e cila është mahnitur nga një ndershmëri aq e madhe!
Me nënën e saj Pravda A., Lailah dhe tre vëllezër e motra, që nga viti i kaluar janë duke jetuar në një qendër strehuese në Marienfelde, në një hapësirë të ngushtë prej vetëm 24 metrash katrorë!
Aty e kanë shumë ngushtë, ka shumë zhurmë dhe jo aq bukur. Për këtë arsye, familja që nga Iraku erdhi para dy vitesh, dëshiron të largohet sa më shpejt.
„Duam të jetojmë në një banesë personale, e cila do të ketë shumë më tepër vlerë se sa të hollat“, përfundon Lailah në një gjermanishte të rrjedhshme. Të shpresojmë se dëshira e tyre do të plotësohet!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...