Rebelohet LSDM, BDI-në dhe partitë shqiptare nuk i bën hesap në Qeveri?!
Pas aksionit “spektakolar” të policisë finansiare në fshatin Luboten ku banorëve iu konfiskua i gjithë duhani, ka reaguar edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkon arsyetim nga policia finansiare se pse kishte nevojë për këtë aksion, shkruan Zhurnal.
Ai këtë spektakël dhe demonstrim të forcës e sheh si të panevojshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim.
“Policia finansiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten. Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundërefektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht nëse vërtetohet”, ka shkruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Me këtë Grubi a po e konfirmon artikullin që dje shkroi Agjencia e Lajmeve Zhurnal, që kryeministri Zaev nuk e bën mall partnerin e tyre të koalicionit, BDI-në dhe nuk e konsulton gati se për asgjë. Edhe në aksionin e sotëm sipas kësaj që ka shkruar deputeti Grubi, shihet se kryeministri Zaev aspak nuk e konsultuar partnerin shqiptar dhe ka urdhëruar policinë finansiare që të hy në fshatin Luboten.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal dje shkruajti se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti aspak nuk ka qenë i konsultuar për emrat që ka propozuar kryeministri Zaev për riformatimin e Qeverisë, dhe kryetari i BDI-së për herë të parë nga mediat vendore ka mësuar se Zaev do të jetë ministër i financave.
Në të njëjtën kohë përplasja bëhet edhe më e madhe sesa që mund të duket në sipërfaqe, sepse edhe analsitët sot për Zhurnal theksuan se kjo që po ndodhë me fjalë të tjera tregon se në çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme të vendit vendosë vetëm një person, përkatësisht kryeministri dhe Qeveria që drejton ai, sikurse sot me aksionin në Luboten. Shumë banorë të këtij fshati sot kanë theksuar se këto aksione të Qeverisë po zbatohen në mënyrë selektive dhe nuk po zhvillohet asnjë aksion në vendbanimet maqedonase.
Zhurnal edhe sot shkruajti një koment se aksionet policore në vendbanimet shqiptare tanimë si duket janë bërë “traditë” në Maqedoninë e Veriut. Partneri më i madh shqiptar në Qeverinë e Kryeminstrit Zaev, BDI për gjithë këto aksione në vendbanimet shqiptare ka zgjedhur heshtjen dhe nuk komenton asgjë dhe nuk e sheh të arsyeshme që së paku një herë të reagon ndaj kryeministrit Zaev i cili gati se nuk i konsulton për asgjë.
Aksionet policore në vendbanimet maqedonase, janë tabu temë vite me rradhë. Pse MPB nuk e sheh të arsyeshme që të zhvillon aksione policore në Strumicë, Gjevgjeli ku mbizotërojnë bordele e klube të ndryshme të natës, e që dyshohet se janë totalisht të vendosura në mënyrë jashtëligjore, por që policia deri më tani ka qenë e heshtur, njejtë si partneri shqiptarë në pushtet BDI. /Zhurnal/