01.11.2019
Daim Hiseni
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtynë datën e regjistrimit të popullatës shkaku i datës së zgjedhjeve parlamentare.
Ndërsa tani kjo qeveri mendon të shtynë datën e zgjedhjeve shkaku i datës për në NATO.
Kurse enti statistikor dhe Komisioni Qendror Zgjedhor po rinë këmbëkryq sepse krejt punët i kanë rregulluar.
– Të vdekurit ende votojnë;
– Shqiptarët duhet të regjistrohen turqi dhe nuk guxon të del në shesh realiteti 40% i shqiptarëve ne RMV;
– Bullgarët ngase nuk janë të përfshirë në Kushtetutë duhet patjetër të deklarohen maqedonas;
– Të ruhen të dhënat dhe letërnjoftimet e qytetarëve të etnikumit maqedonas të cilët kanë nga 2-3 adresa dhe figurojn në listat zgedhore në disa vendvotime;
– Shkaku i dosjeve dhe disa lëndëve gjyqësore të cilat presin epilogun e tyre, liderët shqiptar mbyllën hoën e tyre para aparatit shtetëror;
Qeveria dëshiron të fiton në kohë, kërkon që qytetarët shqiptar sa më shumë të largohen nga vendi dhe në fund të mbulohen të dhënat faktike dhe të manipulohet me numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kësaj politike po i shërbejnë edhe disa nga liderët e partive politike shqiptare. Kjo marrëveshje ishte pjesë e bisedave në takimin me presidentin Pendarovski.


