Që nga muaji prill nuk ka qenë aq ftohtë në Zvicër

Date:

Në të gdhirë të së shtunës, në pjesën më të madhe të Zvicrës u matën temperatura të ulta
Mëngjesi i së shtunës ishte vërtetë i ftogtë në Zvicër. Në pjesën më të madhe të vendit janë matur temperatura të ulta, thotë SRF Meteo, informon Shtegu.com. Që nga pranvera e kaluar nuk ka qenë aq ftohtë. Madje, në male, termometri tregoi -22.3 gradë në Toggenburg të St. Gallenit. Në fusha, temperaturat ishin midis 0 dhe -4 gradë. Ky fillim i të ftohtit është për shkak të ajrit polar që vjen nga Grenlanda dhe netëve të kthjellëta.

Sipas MétéoNews, gjatë fundjavës koha duhet të jetë me diell edhe përkundër ndryshueshmërisë së saj. Megjithatë, temperaturat do të mbeten të freskëta, me jo më shumë se 6 gradë në pllajë dhe 7 në Valis. Këto kushte të presionit të lartë pritet të zgjasin së paku deri në dhjetor, pasi „sipas tendencave të fundit, nuk ka përkeqësim të qartë para fundit të muajit“, tha agjencia meteorologjike.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...